Home KRYESORE VIDEO/ Feston ditëlindjen, Ermal Mamaqi thyen masat anti-Covid

VIDEO/ Feston ditëlindjen, Ermal Mamaqi thyen masat anti-Covid

Edhe pse grumbullimet nuk lejohen për shkak të pandemisë së koronavirusit moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi ka shkelur sërish masat anti-COVID. Këtë herë bëhet fjalë për festën e ditëlindjes së tij, e cila është organizuar në shoqërinë e një numri të madh të ftuarish.

Pavarësisht se disa javë më parë ai u gjobit për grumbullimin e shumë personave në një aktivitet trajnimi, kjo mesa duket nuk e ka penguar bashkëshorten e tij e cila i kishte organizuar festën surprizë ku kishte shumë të ftuar. Por për festën e ditëlindjes së këngëtarit gjithashtu nuk është respektuar as ora policore.

Vetë moderatori është treguar i kujdesshëm duke publikuar vetëm foto me pak persona, por organizimin e festës me shumë të ftuar e ka zbuluar kandidatja e PS-së për deputete në Tropojë, Arjola Demiraj, e cila ka publikuar një video në rrjetin social Instagram.

Po ashtu edhe bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska ka ndarë më ndjekësit në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet Ermali në mes të një skene të organizuar posaçërisht për të, si dhe shumë personazhe të njohur të ftuar./Opinion.al

Share: