Home KRYESORE U rendit e 21-ta në listën e PS/ Kodheli tregon bisedën me...

U rendit e 21-ta në listën e PS/ Kodheli tregon bisedën me Ramën: Nuk ka qenë ndonjë surprizë e madhe për mua! Ja si mund të thyejmë pragun

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e 21-ta e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, shprehet optimiste se do të arrijë numrin e nevojshëm të votave që i duhet për të hynë sërish në Parlament.

Ajo nuk e sheh surprizë vendosjen e saj në pozicionet e poshtme të listës, ndërsa e cilëson logjikë të drejtë që “pesha të rënda apo senatorë” të politikës së majtë duke përfshirë atë, Fatmir Xhafajn dhe Pandeli Majkon, të jenë poshtë vendeve të sigurta.

“Kam bërë një bisedë me kryetarin e partisë dhe kemi diskutuar mbi logjikën, mbi përbërjen dhe renditjen e listës. Nuk ka qenë ndonjë surprizë e madhe për mua”, shprehet znj. Kodheli për “Euronews”, e cila u bë pjesë e politikës në vitin 2002 kur u zgjodh zëvendëskryetare e Bashkisë Tiranë.

Për të renditja mund të ndryshojë në fund të procesit zgjedhor, duke u shprehur e bindur e mund të marrë numrin e nevojshëm të votave preferenciale për të qenë sërish deputete.

“Ne mund të thyejmë të famshmin herës apo prag, duke pasur eksperiencën, mbështetjen nga PS-ja dhe njerëz të tjerë, qytetarë që me parti nuk merren kurrë. Besoj se nuk do të ishte e vështirë për ne për ta kapërcyer këtë prag dhe për të dalë nga ai pozicion në pozicione shumë më të larta”, shtoi ishministrja e Mbrojtjes.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, nga ana tjetër, thotë se ka shumë pak kohë në dispozicion për t’u shpjeguar qytetarëve mënyrën e votimit dhe i druhet faktit se mund të ketë shumë vota ta pa vlefshme.

Znj. Kodheli thotë se “vota për individin është nul, nëse nuk shoqërohet me votë për partinë”, ndërsa “nëse votohet vetëm për partinë, atëherë kjo votë është e vlefshme dhe në fund përpjesëtohet për të gjithë kandidatët”.

Ajo iu referua rastit të Kosovës, ku pas ndryshimit të sistemit zgjedhor pati shumë vota të pavlefshme.

“Rëndësi ka marrja e mbi 10 mijë vota dhe ti ndodhesh në Parlament duke kapërcyer dikë tjetër që nuk ka mundur dot t’i marrë kaq vota. Shqetësimi im i vetëm është se krijohet ideja që jemi shumë vonë për t’ia shpjeguar publikut se si do të votohet. Fakti që nuk ka dalë ende fleta e votimit e bën këtë të vështirë. Besoj se një muaj nuk është i mjaftueshëm për t’i shpjeguar gjithkujt se si duhet votuar”, tha znj. Kodheli.

“Nuk është e drejtë që të jetë kështu duhet që të gjithë të jemi të barabartë para këtij veprimi por nga ana tjetër, mediat të ndihmuar nga kandidatë të mund të shpjegojnë në vijimësi. Ju ftoj që ta bëjnë këtë që vota të vijë deri në kuti për një forcë politike dhe individ të përkthehet në një votë të drejtë dhe pa gabime”, shtoi deputetja socialiste. Për emrat që mungojnë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, Mimi Kodheli tha se “ka shumë prej tyre që e kanë merituar që të vazhdojnë të jenë në Parlament”.

CFARE THA KODHELI NE 8 MARS?

Në mbledhjen e kryesisë socialiste së 8 marsit, kur u miratuan listat e kandidatëve, zonja Kodheli ka folur për favorizime të personave të ardhur nga LSI-ja, duke nënvlerësuar vetë anëtarët e kryesisë. “Unë kam vetëm një problem, jam dakord me vendin 21, por mua më keni lënë vetëm 9 kuti, qendra votimi, për të cilat po punoj dhe është e pamundur që në këto 9 qendra votimi të mbledh vota që duhen për t’u bërë deputet. Vërtet më keni sjellë në qarkun e Tiranës, por nuk mund të jem pas një personi të ardhur nga LSI-ja, të cilit i keni dhënë një njësi administrative”, i është drejtuar Kodheli kryetarit të PS-së Edi Rama dhe më pas është larguar nga mbledhja e cila zhvillohej përmes platformës online, “Zoom”.

360grade.al

Share: