Home KRYESORE VIDEO/ Me kokën ulur, del para gjykatës autori i vrasjes së Behar...

VIDEO/ Me kokën ulur, del para gjykatës autori i vrasjes së Behar Sofisë

Me kokën ulur, i veshur sportiv dhe maskën anti-COVID, ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese Ernejt Shyti, autori dyshuar për ekzekutimin e 66-vjeçarin Behar Sofia, mëngjesin e 25 shkurtit.

Kujtojmë që ngjarja është zbardhur pak ditë më parë nga ana e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet policore të Malit të Zi, ku dhe është arrestuar autori i dyshuar.

Kujtojmë gjithashtu që sëbashku me Ernejt Shyti janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në ekzekutimin e 66-vjeçarit.

Sipas News24 bëhet me dije që për 4 të arrestuarit organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, teksa ka qenë Xhuliano Visha ai i  cili ka mohuar akuzen.

Ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë ndajt autorit të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shyti./Opinion.al

Share: