Home KRYESORE Yuri Kim kritika politikës shqiptare: Nga çfarë keni frikë?

Yuri Kim kritika politikës shqiptare: Nga çfarë keni frikë?

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, iu ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kim ka ripublikuar postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin, ndërsa thekson se partitë duhet të reagojnë që qytetarët të mos mendojnë se janë aleatë me personat që kanë probleme me ligjin.

“Kemi vënë re që Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në Parlament dikë që është përfolur për korrupsion. Të tjerëve u them: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” që të qëndrojmë të heshtur? Pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë? Kjo është ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më shumë”,-lexohet në postimin e ambasadores amerikane./ Opinion.al

Share: