Home KRYESORE Bllokimi i trafikut ajror, Balluku paralajmëron: Do të marrim masa ligjore

Bllokimi i trafikut ajror, Balluku paralajmëron: Do të marrim masa ligjore

Pas bllokimit të trafikut ajror ditën e sotme, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë konferencës për mediat ditën e sotme paralajmëroi se do të merren masa ligjore.

Më tej Balluku i kërkoi Presidentit Ilir Meta që të reagojë lidhur me këtë situatë pasi ai i ka takuar kontrollorët.

“Do i kërkoja Metës që edhe i ka takuar kontrollorët edhe ka kërkuar informacion nga Albcontrol, dhe ia ka dërguar Presidentit, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë kontrollorët kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar. Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga saç merr një shqiptar? 4 mijë e 400 dollarë, për një person, do të ishin njësoj sa 14 shqiptarë. Dikush mbrëmë gjatë negociatave kishte thënë, po 60 jemi ne nuk u bë nami. Jo, ju doni sa 600 shqiptarë. A mendon Meta se duhet të bllokohet trafiku ajror, e mos vijnë vaksina, e mos lëvizë askush, as ata pë të ikur, as ata për t’u larguar. As të sëmurët”, tha Balluku.

Më tej, Balluku tha se ka shkuar në Rinas pasi sot është prekur çdo qytetar i Shqipërisë, siguria kombëtare, dhe e drejta për lëvizjen e lirë të çdo qytetari.

“Nuk erdha në Rinas për të dëgjuar kërkesën që nuk bëhet fjalë ose të iki dhe të bjerë vendimi i këshillit mbikqyrës e na jepni paratë. Erdha për t’i sqaruar se nuk është një lojë. Sot preket çdo qytetar i Shqipërisë, siguria kombëtare, dhe e drejta për lëvizjen e lirë të çdo qytetari. Nuk është lojë. Do na duhet të marrim disa mase të rëndësishme ligjore, nuk do jenë të mira për askënd, por s’do jenë të mira as për navigimin ajror. Është sektor shumë i rëndësishëm, janë investuar ndër vite shumë në burimet njerëzore. Të gjithë ata kontrollorë janë të trajnuar në akademitë më të mira, për të pasur certifikatën e duhur.”,- tha Balluku./Opinion.al

Share: