Home Gjeo-Ekonomia Cunami bërthamor i Putinit/ Çfarë është siluri gjigant ‘Poseidon’

Cunami bërthamor i Putinit/ Çfarë është siluri gjigant ‘Poseidon’

Imagjinoni një silur gjigant bërthamor që mund të udhëtojë mijëra milje nën ujë pa u pikasur. Ky silur shpërthen pranë brigjeve të Nju Jorkut. Një mur gjigant uji ngrihet nga oqeani, duke shkatërruar qytetin plotësisht. E gjithë zona e goditur nga cunami mbetet e mbushur me radioaktivitet toksik.

Mund të duket si një skenar i frikshëm fantashkencë, por ky është projekti më i fundit ushtarak i presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas Daily Mail, kur Putin e shpalli këtë projekt të frikshëm para disa vitesh, të gjithë menduan se po luante blofin. Por makthi po bëhet realitet. Rusia po prodhon Poseidon 2M39, një silur gjigant me mbushje bërthamore prej disa megatonesh.

Gazeta shkruan se projekti i ka futur të dridhurat Perëndimit.

Projekti është duke u zhvilluar në një bazë ruse në Arktik. Putin kërkon që kjo armë të jetë gati për verën e vitit që vjen. Testimet kanë nisur që në shkurt të këtij viti dhe do të vazhdojnë deri në dhjetor.

Ajo që dihet me siguri është se Poseidoni është siluri më i madh që është prodhuar ndonjëherë. Disa thonë se mund të udhëtojë pa kufi, të tjerë thonë se rrezja e tij është deri në 10 mijë kilometra. Siluri i frikshëm peshon 100 ton.

Russia to Ready Coastal Base for Underwater Nuclear Drones by 2022
Ekspertët perëndimorë thonë se siluri nuk mund të udhëtojë me shpejtësi të lartë, pasi do bënte shumë zhurmë dhe do të pikasej. Por burimet rusë thonë se ai lëviz ngjitur me shtratin e detit dhe është plotësisht i paidentifikueshëm nga mbrojtjet ujore.

Vitin e shkuar, një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se Poseidoni mund të synojë të mbushë qytetet bregdetare amerikane me cunami radiobërthamor.

Poseidon mund të mbajë një mbushje bërthamore prej 100 megaton, shumë më të madhe se bomba ajrore bërthamore Car, arma më e fuqishme që është testuar ndonjëherë.

Tani që nuk ka më dyshime se Poseidoni ekziston, ekspertët parashikojnë se ai do të përdoret nga Putin për të frikësuar Perëndimin./SYRI.net

Share: