Home KRYESORE Doktori i njohur pas dështimit të grevës: Krijimi i Sindatës. shëndetësore nevojë...

Doktori i njohur pas dështimit të grevës: Krijimi i Sindatës. shëndetësore nevojë absolute

Nga Petrit Vargu

Gjëja e parë që duhet të bëjë personeli shëndetësor është krijimi i sindikatës së tyre, që të drejtat e mjekut dhe të infermierëve të jenë të shenjta dhe askush mos t’i përdhosë.
Ne nuk kemi nevojë që shteti të na tregojë që na ka dhënë një sindikatë dhe që na mban paratë nga rroga për të.

Ne nuk kemi nevojë që njerëz të kapur dhe pa kurajë, të fitojnë kredo duke u paraqitur sikur janë gjoja përfaqësues të mjekëve.
Ne jemi studentë të S.Berishës dhe Y.Popës, të A, Kondilit dhe K.Panos, të I.Kalos dhe B.Elezit.

Sot ndihem keq, pas tetë vitesh shtypje nga regjimi aktual, pas tetë vitesh depersonalizimi të mjekëve ku asnjë nga kolegët tanë brilantë të Q.S.U.T nuk arriti të drejtojë asnjë dikaster të shëndetësisë, ku shumë jetë mjekësh do të shpëtonin nëse vaksinimi do të bëhej më parë, kur mjeku akuzohet nga drejtori, drejtor i cili është pjesë e një skeme ku takspaguesit shqiptarë humbin 130 milionë EUR dhe drejtori i spitalit është i paakuzuar.

Dhe mjekët nuk reagojnë………..

Sot ndihem keq. Si ka mundësi që një qeveri në 8 ditët e fundit të ekzistencës së saj, i thotë personit që është i vetshpallur si përfaqësues i mjekëve që do të bëjmë një ballafaqim me sindikatën fantazmë që ka listën e mjekëve dhe infermierëve që gjoja përfaqëson dhe që nuk lejon që gjoja të bëhet sindikatë tjetër. Shteti do të na e përcaktoka se sa dhe si janë sindikatat tona ? Po pse italianët, vetëm në nivel kombëtar, kanë tre sindikata : CGIL, CISL, UIL ?

Sot ndihem keq, por më keq se unë duhet të ndihet personeli i mesëm që me vështirësi arrin të mbyllë ekonomikisht fundin e muajit.

Më keq se unë duhet të ndihet ata punonjës që u hodhën në rrugë pasi vendi i tyre i punës u shkurtua nga futja e P.P.P-ve në masë në Shqipëri.

Më keq se unë duhet të ndihen ata njerëz që besuan te ty Edi Rama që ti do bëje një mjekësi falas.

Sot ndihem keq edhe nga paaftësia ime që të demostroj me fakte a ka apo jo infeksione spitalore vdekjeprurëse nëpër reanimacionet tona, si pasojëe mungesës së kushteve higjieno-sanitare. Përse në reanimacionin qendror në Q.S.U.T ka rekord vdekjesh ? Përse në intubime ka rekord vdekjesh ? Cilat janë kontrollet që kanë bërë institucionet përkatëse në këtë drejtim ?

Nën histerinë e të dhënave false ku çdo shpim quhet vaksinim, ne na mungojnë të gjitha të dhënat rreth skadencës së vaksinave që janë futur në Shqipëri. Në këtë terr informativ, të gjithë jemi të hutuar, aq shumë të hutuar sa nuk denoncojmë mungesën e ilaçeve nëpër spitale. Aq shumë të hutuar sa nuk arrijmë të kuptojmë që miliardat që harxhohen për sterilizimin e veglave të operimit nuk ka asnjë vlerë, kur në reanimacionin qendror dorezat ndërrohen tre herë çdo turn për çdo infermier. Aq shumë të hutuar sa nuk denoncojmë propagandën e luftës kundra kancerit të gjirit, kur në gjithë Shqipërinë blihen vetëm 10 kuti filmash mamografie.

Të kuptoj KryeM, të kuptoj dhe të ndjek edhe në ato One Man Show e tua kur flet për arsim, bujqësi, bujtina dhe agroturizëm dhe për shëndetësinë nuk organizon asnjë gjë, sepse ti e di se ç’ke bërë dhe ti e di që ne jemi aty.. Prandaj mundohesh të na vrasësh me propagandë dhe bufonë sindikatash. Po, ne jemi dhe koha ka ardhur ! Ka ardhur koha që me votën tonë të ndryshojmë Shqipërinë ! Ju dua shumë bashkëatdhetarë të mij, por më shumë se Ju dua unë duhet të doni ju votën Tuaj.

Share: