Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia.
Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.
55-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Opinion.al