Home KRYESORE EMRI/ Plagosi 27-vjeçarin brenda zyrave të PD, policia identifikon autorin

EMRI/ Plagosi 27-vjeçarin brenda zyrave të PD, policia identifikon autorin

Policia e Shtetit ka dhënë informacion lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në Kavajë brenda zyrave të Partisë Demokratike.

Bëhet me dije se sipas policisë autorët janë identifikuar dhe janë në kërkim. Ndërkohë që i plagosur Bledar Oshtuni është jashtë rrezikut për jetën.

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti  për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik  dhe  ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit. “- thotë policia

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë Grida Duma është shprehur se e gjithë kjo është një ngjarje politike e nxitur nga kryeministri Rama i cili është duke ndjerë humbjen. Ndër të tjera Duma është shprehur se personat që kanë hyrë në shtabin e PD dhe kanë plagosur 27-vjeçarin janë:

Ndricim Jonuzi

Markel Shtylla

Dorjan Troplini

Share: