Home KRYESORE “Është çështje e politizuar”, ish-prokurori për ngjarjen në Rinas: Kontrollorët menduan se...

“Është çështje e politizuar”, ish-prokurori për ngjarjen në Rinas: Kontrollorët menduan se janë të pazëvendësueshëm

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari, ishte sot i ftuar në “Breaking” në Top News, për të folur në lidhje me ngjarjen që ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët vendosën që të mos jepnin shërbimin e tyre.

Handari u shpreh se kjo çështje është një njollë për Shqipërinë. “Unë kam thënë që në fillim kthehuni në punë se jeni në kufijtë e konsumimit të veprës penale. Procedimi penal ka nisur, një pjesë e tyre janë arrestuar”, tha Hajdari.

Sipas tij, ka të dhëna që edhe kontrollorë të tjerë janë kthjelluar. “Bashkë me kontrollorët që kanë ardhur nga Turqia dhe Greqia, do kthehet shpejt në normalitet”, shtoi ish-prokurori.

Ai tha se nga qeveria nuk ka asnjë shkelje të ligjit, pasi është domosdoshmëri jetike mbajtja hapur e kontrollit. Ish-prokurori vijoi duke thënë se tani është i gëzuar që Shqipëria nuk është më pjesë e lajmeve të këqija.

“Duhet të shërbej për ta shkundur atë institucion, që përveç punës së madhe, ka qenë i përkëdhelur. Pretendimet e tyre mund të jenë të ligjshme, por mënyra që zgjodhën për të realizuar qëllimet e tyre është në kundërshtim me kontratën e tyre. Ju dukej vetja të pazëvendësueshëm. Por erdhën kontrollorë nga Turqia dhe Greqia që i kemi vende të NATO-s, kështu ka ndodhur edhe në vende të tjera. Mendoj se nuk do rrinë gjatë, pasi pjesës më të madhe të kontrollorëve shqiptarë u ka ikur e dehura”, tha Hajdari.

Ky i fundit shtoi se, për fatin e keq kjo çështje është politizuar. Por duke e trajtuar nga ana juridike, Hajdari tha: “ Në kodin e punës, shërbimi i transportit ajror e disa shërbimeve jetike, i konsideron që punonjësit që nuk mund të futen në grevë. Është e ndaluar ligjërisht ndalimi i punës në këto shërbime. Ata mund të jenë në të drejtën e tyre, por rruga që zgjodhën është anti-ligjore. Nuk mund të ndërpritet menjëherë trafiku ajror”.

Top Channel

Share: