Home KRYESORE Balluku: Albcontrol në normalitet të plotë, drejtësia të zbardh ngjarjen

Balluku: Albcontrol në normalitet të plotë, drejtësia të zbardh ngjarjen

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaron se Albcontrol është rikthyer në normalitet të plotë.

Në një postim në “Twitter”, Balluku thotë se disa kontrollorë shqiptarë janë rikthyer në detyrë, teksa thotë se plani i pengmarrjes dështoi.

Ministrja thotë se drejtësia duhet të zbardh të gjithë ngjarjen që çoi deri në bllokimin e fluturimeve në aeroportin e “Nënë Tereza.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi.”-shkruan Balluku./Opinion.al

Share: