Home KRYESORE Situata në aeroport, Meta letër KLSH: Të nisin procedurat e auditimit

Situata në aeroport, Meta letër KLSH: Të nisin procedurat e auditimit

Presidenti Ilir Meta i ka durua një letër Kontrollit të Lartë të Shtetit përmes së cilës kërkon nisjen e procedurave të auditimit mbi veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe organizative të “Albcontrol” si dhe shkaqeve që kanë çuar derinë pezullimin e punës nga ane kontrollorëve të trafikut ajror.

Në letrën e presidentit thuhet se kësaj kompanie të organizuar në Sindikatën e Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, kanë përcjellë shkresa zyrtare të vazhdueshme, të paktën që prej qershorit 2020, pranë Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Këshillit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv të “Albcontrol” sh.a., përmes të cilave kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi vendimmarrjet e Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “Albcontrol” sh.a, për uljen e pagave dhe pezullimin e të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punëmarrësve për një periudhë të pacaktuar.

Më tej në letër thuhet se, më datën 31 mars 2021, kam realizuar edhe një takim me përfaqësues të Sindikatës, për të dëgjuar dhe kuptuar nga afër këto shqetësime. Në këtë takim, veç të tjerash, kontrollorët ngritën shqetësime edhe sa i takon mënyrës së menaxhimit të kompanisë dhe përdorimit të fondeve publike dhe llogarive financiare të shoqërisë me kapital shtetëror, nga ana e organeve drejtuese dhe ekzekutive të saj.

Share: