Home KRYESORE Komiteti i Mbrojtjes Civile: MIE të zëvendësojë kontrollorët e larguar me të...

Komiteti i Mbrojtjes Civile: MIE të zëvendësojë kontrollorët e larguar me të rinj, vendas ose të huaj

Komiteti i Mbrojtjes Civile, ka zhvilluar takim online për situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pas grevës së kontrollorëve të zhvilluar nga kompania Albcontrol.

Në këtë takim, ministri i Mbrojtjes ME njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile , apeloi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror dhe nëse do të jetë e nevojshme kontrollorët e larguar të zëvendësohen me kontrollorë të rinj, vendas ose të huaj.

Gjithashtu Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë.

Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

/abcnews.al/

Share: