Home KRYESORE “Mbylle kullën”/ Bisedat e kontrollorëve: Kam guxim, por jo deri këtu

“Mbylle kullën”/ Bisedat e kontrollorëve: Kam guxim, por jo deri këtu

Janë zbardhur bisedat e tre kontrollorëve të trafikut ajror të “AlbControl” të cilët u arrestuan për “shpërdorim detyre” pasi bojkotuan punën duke duke bllokuar fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Komunikimet e tyre janë zhvilluar përmes aplikacionit whatsapp, në datat 6 dhe 7 prill, kur vendosën të shpallin paaftësinë e përkohshme për punë çka solli më pas edhe bllokimin e aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas abc news nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, thuhet se në bisedat e kryera nga tre të arrestuarit, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët  për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.  Ndërkohë thuhet  se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Armando Fezga, është konstatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit Ëhat App me shtetasin Eldi Dervishi ku i shkruan:

“Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i pare ACC e kanë gati, Hë në fund do e nisin”.

Më pas, në komunikimin ne grup të datës 06.04.2021, ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin “Hajredini” i shkruan shtetasit Almando:

Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”,ndërsa kontakti Klesti shkruan:

“Mbylle kullën”.

Shtetësi Hajredin i përgjigjet:

“Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ky shtetas ne date 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrolloreve të “Albcontrol” sh.a në Hotel …

Gjithashtu, nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohëshme për pune, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjore, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në insitucionin e rëndësisë së veçantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si këqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca, është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikalicionit “Ëhat’s App” me shtetasin Gersi Spaho posedues i numrit telefonik celular “069****”, të cilit në datë 06.04.2021, ora 21:12 i shkruan se:

“Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin ?”

Në datë 06.04.2021, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit “Ëhat App” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa ky fundit i është përgjigjur

“Në 12 jam aty”

Në datë 06.04.2021, ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, me numër celular “069*****” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet:

“E mira është të shkruash me shkurt”.

Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit te paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.

Në aeroportin e vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të djeshëm është pezulluar puna dhe nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje.

Kontrollorët e trafikut ajëror kanë ndërprerë punën një ditë më parë pasi kërkojnë rikthimin e pagës në nivelet që e kanë pasur, kushte më të mira pune dhe rikthimin në detyrë të disa kolegëve për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit./Opinion.al

Share: