Home KRYESORE Lufta ndaj COVID-19/ Mjeku Tritan Kalo: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë...

Lufta ndaj COVID-19/ Mjeku Tritan Kalo: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që kujdesi më i madh është ndaj vetvetes

Mjeku Tritan Kalo gjatë takimit me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë një mesazh për qytetarët.

Kalo thotë se kujdesi ndaj vetvetes është më i madhi dhe i rëndësishmi, prandaj njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë derisa pandemia të marrë fund.

Ai thotë se kujdesi duhet përcjellë në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë.

‘’Kënaqësi që të kemi drejtuesit e shtetit pranë që kujdesen gjithmonë për ne, por kujdesi më i madh është ndaj vetvetes. Kujdesi duhet përçuar në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë. Njerëzit kurrë nuk duhet të harrojnë që kujdesi më i madh është për vetveten.’’- tha Kalo.

(BalkanWeb)

Share: