Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen e ndodhur sot në Kavajë, ndaj sekretarit të Partisë Demokratike, brenda zyrave të kësaj partie.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Rama e konsideron aktin si të patolerueshëm dhe shkruan se autorët duhet të çohen para drejtësisë.
Ndër të tjera Rama shkruan se Basha duhet t’i bashkohet rrugës së kryeministrit lidhur me drejtësinë, kurse Meta duhet të ndalojë fushatat e tensionimit.
“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”– shkruan Rama./Opinion.al