Home KRYESORE Plan masash për sigurimin e zgjedhjeve/ Policia kalon në gatishmëri, nëndrejtori: 74...

Plan masash për sigurimin e zgjedhjeve/ Policia kalon në gatishmëri, nëndrejtori: 74 objekte të rëndësishme merren në ruajtje që sot

Nëndrejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, në një deklaratë për mediat, theksoi se policia kalon në gatishmëri dhe shërbim të përforcuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Dervishaj shprehet se policia është përgatitur për zgjedhjet, duke shtuar se 7 519 efektivë të trajnuar për 25 prillin.

“Policia ka marrë masa për sigurinë e zgjedhjeve. Kemi angazhuar 7 519  punonjës policie për zgjedhjet. Policët do trajtohen për 25 prillin. Përgatitja për zgjedhjet ka nisur që në dhjetor 2020. Janë dorëzuar vulat e kërkuara nga KQZ. Kemii dërguar listën me policisë, që do garantojnë rendin e sigurinë ditën e zgjedhjeve.

Kemi marrë në ruajtje 74 objekte të rëndësishme shtetërore nga forcat e ushtrisë. Policia kalon në gatishmëri dhe shërbim të përforcuar. Kemi gati strukturat për çdo denoncim, që ka të bëjë me shit-blerje vote apo të tjera parregullsi në zgjedhje. Kemi bashkëpunuar me OSBE-në dhe me institucione të tjera në vend. Nuk kemi konstatuar që ndonjë punonjës policor të jetë përfshirë në ndonjë parregullsi zgjedhore. Detyrat e policisë janë kryer me përgjegjësi të plotë. Data 24 dhe 25 prill janë heshtje zgjedhore dhe nuk duhet të zhvillojnë tubime apo forma të tjera të propagandave politike. Jemi përgatitur për të ruajtur subjektet zgjedhore dhe jemi të vendosur për të mbajtur nën kontroll territorin.

Deklaratë e Albert Dervishaj – Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Share: