Home KRYESORE Prokuroria i kërkoi informacion për Doshin, përgjigjet ambasada amerikane

Prokuroria i kërkoi informacion për Doshin, përgjigjet ambasada amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatin për deputet dhe njëherazi kryetarin e PSD, Tom Doshi.

Prokuroria ka qenë e rezervuar lidhur me përgjigjen që Departamenti i Shtetit i ka dërguar dhe ende nuk dihen detaje.

Ndërkohë, mësohet se tashmë sektori i dekriminalizimit do i kërkojë informacion edhe Interpolit për Tom Doshin.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas kërkesës së KQZ-së, nisi verifikimet për kandidatin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi të dijë informacionet që ambasada e SHBA-së disponon rreth zotit Doshi, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara zotit Doshi dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Ndërkaq, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e zotit Doshi.

Pas përgjigjes edhe të Interpolit sektori i Dekriminalizimit do t’i dërgojë materialet në KQZ, e cila do vendosë nëse do e lejojë apo jo kandidimin e tij. Tom Doshi garon në Tiranë dhe në Shkodër në siglën e PSD në zgjedhjet e 25 prillit./Opinion.al

Share: