Home KRYESORE Thirra emrin tënd…

Thirra emrin tënd…

Nga Gladiola Busulla

Në mjegullën pa gjumë,
thirra emrin tënd.
Qava gjatë, shumë gjatë…
sa zëri im u shua.
Tingujt e fyellit të Panit
trazuan fëshfërimën e erës.
Mjafton një fjalëkalim i gabuar
dhe dashuritë digjitale – shndërrohen
në fragmente grimasash bardhezi.
Si stinë që harrojnë të çurgojnë
mbi lakuriqësinë e fildishtë të jetës.

Share: