Home KRYESORE Qielli

Qielli

Nga Gladiola Jorbus

Qielli në sfond –
pasqyron ëndrrat
ngjyer në lapis lazul.
Gjiganti i përjetshëm mbi
përpëlitjen e qepallave të kohës.
Muzgu shëmbëllen me një
akuarel pikturuar blu –
brenda lotit që rrjedh si ujëvarë
në dashuritë e harruara.
Atomet e padukshme të puthjeve
përplasin krahët në terr.
Dhe qielli murmurin me vete,
mijëra lutje që rrokullisen në humbëtirë.

Share: