Home KRYESORE Rinas/ Peleshi: Ministria e Mbrojtjes s’do të marrë rol më tepër se...

Rinas/ Peleshi: Ministria e Mbrojtjes s’do të marrë rol më tepër se rutina

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë një deklaratë për mediat nga Korça, ku ka folur lidhur me situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza”.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi tha se se nuk janë kontrollorët e ushtrisë ata që kanë marrë përsipër operacionet, kjo pasi ata nuk janë të licencuar për aviacionin civil. Më tej ai bëri me dije se ajo që është shtuar është vigjilenca.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosua as nuk kanë marrë dhe as nuk do të marrin ndonjë rol më tepër se ajo që bëjnë rutinë në Aeroport, si pjesë integrale e tij, Policia Ushtarake, bën ruajtjen e tij. Nuk janë kontrollorët Ushtarak ato që do të marrin operacionet , nuk jemi ne të licencuar për aviacion civil”, tha Peleshi.

Sakaq, Peleshi theksoi se Ministria e Mbrojtjes është pjesë integrale në aeroportin “Nënë Tereza” me policinë ushtarake pasi aeroporti është një aset i veçantë dhe kur cenohet siguria duhet të jemi vigjilentë.

“Bojkoti i punës nga kontrollorët , solli mosfunksionim dhe mbylljen e aeroportit. Ne jemi pjesë integrale me policinë ushtarake. Është shtuar vigjilenca ku një aset i rëndësishëm cenohet, padyshim që do jemi më vigjilent. Jemi të vetëdijshëm për moslejimin e FA në një periudhë zgjedhore pa një urdhër të veçantë. Por nuk jemi në ato kushte, thjesht në vijimin e punë me një vigjilencë të shtuar. Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, dje kam thirrur një mbledhje me Komitetin e Mbrojtjes Civile. Është porta e vetme e hyrjes ajrore. Ku vijnë vaksinat. Ka qindra shqiptarë që presin nëpër aeroportet e Europës. Pastaj Stërvitja Defender 2021. Padyshim që përgatitjet ka kohë që kanë filluar.”

“Komiteti i Mbrojtjes Civile ka vendosur të marrë të gjitha hapat që të sigurojë kontrollorë vendas apo të huaj për të filluar operacionet. Procedurë e përshpejtuar. Gjë të cilën e legjitimon vendimi i mbrojtjes civile”, tha Peleshi.

Share: