Home KRYESORE Shoqata për Kulturë Demokratike, vëzhgim të detajuar zgjedhjeve parlamentare. Ja raporti paraprak

Shoqata për Kulturë Demokratike, vëzhgim të detajuar zgjedhjeve parlamentare. Ja raporti paraprak

Aksioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve prej SHKD për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 prillit 2021 ne 10 Bashki mbështetet financiarisht nga: Agjencia Zvicerane Për Zhvillim dhe Bashkpunim SDCOpinionet dhe këndvështrimet e shprehura në këtë Raport dhe në çdo publikim tjetër në kuadër të këtij aksioni vëzhgimi, janë përgjegjësi e SHKD dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pozicionin zyrtar apo opinionin e Agjencia Zvicerane Për Zhvillim dhe Bashkpunim SDC. Ky projekt u mbështet nga : Shoqata për Kulture Demokratike

Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 25 Prill 2021

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Shoqata Për Kulturë Demokratike shpërndau në të gjithë vendin 114 vëzhgues të paanshëm e të lëvizshëm, në bazë të një kampioni tërastësishëm në 10 Bashki të vendit.Shkalla e raportimit nga kampioni ishte 100%. SHKD dëshiron të falenderojë të gjithë vëzhguesit e saj për punën vullnetare të vëzhgimit të kryer gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqiperisë . Në fund të ditës, zhvillimi i mëtejshëm i demokracisë në Shqipëri do të përcaktohet nga pjesëmarrja e vazhdueshme aktive e qytetarëve në proceset politike, nëshifra të mëdha e në mënyra të ndryshme .

o Procesi zgjedhor i 25 Prillit 2021, merr një rëndësi jetike për sheshimin e

konfliktit politik dhe ekuilibrimin e pushteteve duke i ri-legjitimuar ato, jetën

institucionale dhe forcën ligjzbatuese bazuar në vullnetin e shprehur të sovranit

në këtë proces, një vullnet i lirë dhe i pacënuar i tij.

o Zgjedhjet u bëne me një kod që pësoi ndryshime të shumë-diskutuara, miratuar

pas një maratone shumë-vjeçare konkretizuar me marrëveshjen e 5 Qershorit

2020, me investimin e madh kohor e nxitës të prezencës ndërkombëtare në

Shqipëri. Këto janë zgjedhjet e 18-ta në Shqipëri që prej vitit 1991, dhe ndryshimi

në legjislacionin zgjedhor erdhi për të 13-tën herë.

o Institucioni i ridimensionuar i KQZ-së, si hapi i parë në zbatim të frymës dhe së

marrëveshjes politike të 5 Qershorit 2020, për ndërtimin e institucioneve të

pavarura dhe me integritet, ka evidentuar në tërësi përgjegjshmëri, transparencë

në organizim, funksionim dhe vendimmarrje, si dhe një qasje pozitive

bashkëpunimi me aktorët politikë, ata të shoqërisë civile dhe median.

o Në zbatim të detyrimeve ligjore, vlerësohet pozitivisht përpjekja e KQZ-së për

konkretizimin e përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021,

referuar këtu realizimin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë

vendin, monitorimin me kamera të 5.199 qendrave të votimit si dhe projektin

pilot të votimit dhe numërimit elektronik në Tiranë.

Shoqata për Kulture Demokratike

Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 25 Prill 2021

o Vëzhguesit e SHKD-së kanë monitoruar 417 Qendra Votimi në Bashkitë e

Tiranës, Kamzës, Vorës, Elbasanit, Fierit, Kuçovës, Gjirokastrës, Laçit, Kukësit

dhe Tropojes.

o Ne ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme vlen të konsiderohet sjellja më e

maturuar e partive politike gjatë ditës së votimit,dhe veçanërisht gjatë proçesit

të dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe fillimit të numerimit.

o SHKD bën me dije se trupa e administrimit zgjedhor, në përgjithësi, pati një

sjellje të kënaqshme kundrejt respektimit të dispozitave ligjore dhe respektimit

të të drejtave të votuesve. Incidentet e vërejtura gjatë procesit të administrimit

nga kjo trupë theksojnë edhe një herë domosdoshmërinë e orientimit të kësaj

trupe në frymën e zbatimit të ligjit, nevojën e trajnimeve të thelluara dhe

domosdoshmërinë e sjelljes së tyre si organizma jopolitike, apartiake dhe

jopartizane.

o Procesi zgjedhor është raportuar të ketë qënë i qetë ,perveç disa incidente dhe

konflikte sporadike.

o Vezhguesit e SHKD kanë raportuar probleme të shumta dhe të përhapura në të

gjitha Bashkitë, për sa i përket funksionimit të paisjeve të identifikimit

elektronik të votuesve, që ka çuar shpeshherë në pezullimin e procesit ose në

identifikimin manual të zgjedhësve, por duhet theksuar që janë probleme, të

cilat nuk ndërhyjnë në procesin në tërësi.

o Mangësi e theksuar e trajnimit tëAnëtarët e Qendrave të Votimit për

administrimin e sistemeve PEI, e justifikuar kjo nga KQZ dhe për shkak të

mungesës së kohës së nevojshme në këtë drejtim.

o Anëtarë të shtabeve elektorale të partive politike kanë qenë prezent në Qendrat

e Votimit, pa autorizimin përkatës nga KQZ.

o Masat Anti-COVID në shumicën dërrmuese të rasteve nuk janë respektuar.

Shoqata për Kulture Demokratike

Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 25 Prill 2021

o Komunikimi i informacionit për mediat nga ana e Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve ka qenë në kohë rreale dhe efektiv, pavarësisht disa problemeve të

pashmangshme me aplikacionin e KQZ në celular, për shkak të mbingarkesës

së përdoruesve.

o Nuk janë raportuar probleme të pakapërcyeshme me procesin e votimit

elektronik pilot në Tiranë. Duke qënë risi vështiresite kanë qënë nga ana e

zgjedhesve për shkak të mos edukimit apo familjarizimit me proceduren e

votimit elektronik.

o SHKD vlerëson maksimalisht angazhimin dhe përgjegjësinë e qytetarëve për te

vlerësuar dhe respektuar votë e tyre si një votë e fshehtë,indivduale dhe e

barabartë.

Raport i Ndërmjetëm Monitorimi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

1 Mars-15 Prill 2021 25 Prill 2021

6 Shoqata Për Kulturë Demokratike ( SHKD )

HYRJE

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD),ka ndjekur në vazhdimësi, qe prej viti 1992 gjithë

proceset institucionale, ligjore e politike që kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekt me

integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, përfshirë këtu procesin e reformës zgjedhore, krizën

politike të nisur në Janar 2019, ecurinë e përgatitore të Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes

Vendore të vitit 2019.Opinionet dhe qëndrimet e SHKD mbi këto zhvillime janë bërë në

vazhdimësi publike nëpërmjet Deklaratave apo Qëndrimeve Publike, Letrave të Hapura, si dhe

nëpërmjet opinioneve dhe sugjerimeve të dërguara ligjvënësve lidhur me reformën zgjedhore,

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me aktet nënligjore në rregullim të procesit zgjedhor,

apo edhe me aktorët ndërkombëtarë.

SHKD ka ndjekur ne vazhdimësi të gjitha elementët institucionalë, dhe është fokusuar në sjelljen

dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe sjelljen dhe ligjzbatueshmërinë e

administratës së KQZ-së; përmbushjen e detyrimeve ligjore prej Komisioneve Zonale të

Administrimit Zgjedhor,; sjelljen e subjekteve zgjedhore dhe institucioneve, si dhe përdorimin e

burimeve shtetërore për përfitim electoral; fushatën parazgjedhore të zhvilluar.

ShKD ka angazhuar 30 vëzhgues afatgjatë në të 10 1Bashki të vendit, të cilat kanë vëzhguar

elementë kyç të procesit prej më shumë se një muaji dhe do të vazhdojnë ta ndjekin procesin deri

në përfundimin e tij.Në ditën e zgjedhjeve,SHKD angazhojë 114 vëzhgues afatshkurtër për të

vëzhguar aktivitetin e komisioneve zonale të administrimit zgjedhor në të gjitha KZAZ-të e

Bashkive respektive,gjate ditës së zgjedhjeve, si dhe gjatë numërimit të votave. Të gjitha qendrat

e votimit për procesin hapjes, votimit dhe mbylljes u përzgjodhë në mënyrë rastësore në të 10

Bashkitë .SHKD pati nje mbulim të 417 qendra votimi, me vëzhgues të lëvizshëm gjatë ditës së

zgjedhjeve.Gjithashtu 28 Kzaz-të gjatë proçesit të numurimit u vëzhguan nga 56 vëzhgues .

SHKD falënderon të gjithë institucionet, lokale e qendrore, me të cilat ka bashkëpunuar dhe

marrë informacion deri në këtë moment; administratën zgjedhore, duke filluar me Komisionin

Qendror të Zgjedhjeve,ZAZ-të si dhe të tjerë organizma e bashkëbisedues që kanë asistuar në

mbledhjen e informacionit.

Administrimi demokratik i zgjedhjeve shihet si një pikë e rëndësishme në hapjen e negociatave

për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si njështet kandidat zyrtar.

1 Tiranë,Vorë,Kamez,Kukës,Laç,Tropojë,Elbasan,Fier,Kuçove,Gjirokaster.

Raport i Ndërmjetëm Monitorimi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

1 Mars-15 Prill 2021 25 Prill 2021

7 Shoqata Për Kulturë Demokratike ( SHKD )

Misioni dhe metodologjia e vëzhgimit të SHKD-së

Metodologjia e SHKD për vëzhgimin e zgjedhjeve përfshin tërësinë e procesit zgjedhor, duke

përfshirë vëzhgimin e periudhës para-zgjedhore, ditën e votimit, procesin e numërimit të votave

dhe zgjidhjen e ankimimeve paszgjedhore dhe procesin e certifikimit të votës .

Vëzhgimi i situatës parazgjedhore

SHKD caktoi 30 Vëzhgues Afatgjatë (VAGJ), të pavarur e të trajnuar, në 27 Zonat e

Administrimit Zgjedhor (ZAZ) në 10 Bashki për të vëzhguar periudhën parazgjedhore – duke u

përqendruar në punën e administratës zgjedhore, fushatën e partive politike dhe kandidatëve të

pavarur, si dhe mundësinë e abuzimit me burimet dhe institucionet publike për qëllime

elektorale.

SHKD raportoi për një fushatë në përgjithësi të qetë edhe pse vëzhgoi, mes gjetjeve të tjera të

hollësishme, se kandidatët politikë e nisen fushaten shumë përpara datës zyrtare të 25 Mars.

Heshtja një ditore zgjedhore një ditë para zgjedhjeve u respektua.

Vëzhgimi i Ditës së Zgjedhjeve

Vëzhguesit e SHKD u caktuan sipas një kampioni përfaqësues statistikor të qendrave të votimit

në të 10 bashkitë duke e mundësuar SHKD të vlerësojë mbarëvajtjen e hapjes, votimit dhe

mbylljes së qendrave te votimit si një të tërë.

SHKD, duke përdorur metodologjinë e vëzhgimit të mbështetur nëstatistika (SBO), caktoi si

vëzhgues të lëvizshëm 114 vëzhgues të trajnuar, të certifikuar dhe të akredituar në një kampion

tërastësishëm dhe përfaqësues prej 417 Qendrash Votimi.

Vëzhgimi i procesit të numërimit

SHKD ka vijuar vëzhgimin me mbulimin e njëzeteshtatë (27) Vendeve të Numërimit të Votave

(VNV) në të dhjeta bashkitë, duke matur cilesinë dhe transparencën e procesit të numërimit.

Vezhguesit e SHKD do të vëzhgojnë të gjithë procesin e numërimit, duke filluar nga marrja në

dorëzim e materialeve nga KZAZ-të e deri nëshpalljen e rezultateve.

Raport i Ndërmjetëm Monitorimi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

1 Mars-15 Prill 2021 25 Prill 2021

8 Shoqata Për Kulturë Demokratike ( SHKD )

Komunikimi

SHKD ka informuar rregullisht publikun mbi zhvillimet para-zgjedhore. Ky raport paraprak

fokusohet në proceset e ditës së zgjedhjeve (hapja, votimi dhe mbyllja e qendrave te votimit).

SHKD do të publikojë një raport përfundimtar ku do të vleresojë procesin e zgjedhjeve në terësi,

perfshirë numërimin dhe tabulimin e votave, zgjidhjen e ankimimeve dhe certifikimin e votave .

Gjetjet mbi Ditën e Zgjedhjeve

SHKD dëshiron të theksojëse Dita e Zgjedhjeve është themelore por jo tregues i plotë i procesit

zgjedhor. Cilësia e zgjedhjeve nuk mund të vlerësohet duke u bazuar vetëm në gjetjet e Ditës së

Zgjedhjeve. Si rrjedhim, ky raport paraprak përqendrohet tek cilësia e proceseve të Ditës së

Zgjedhjeve, ndërkohë që vlerësimi i cilësisë në tërësi i procesit zgjedhor, do të vlerësohet në

raportin përfundimtar.

Hapja e Qendrave të Votimit (QV-ve)

Procedura e hapjes së qendrave të votimit në përgjithësi pati një ecuri të rregullt me përjashtim të

disa vonesave në hapjen e disa qendrave. Bazuar në informacionin e marrë nga vëzhguesit ,

hapja e Qendrave të Votimit në të dhjeta Bashkitë në përgjithësi u krye në mënyrë të rregullt me

perjashtim të disa vonesave dhe problemeve procedurale.Në rreth 85% të qendrave të votimit në

të 10 bashkitë, hapja e votimit filloi ose pak përpara orës 7:00 të mëngjesit ose në orarin e duhur.

Në Vore,Kashar,Tiranë Kzaz nr 33, qendrat të votimit janë hapur me vonesë, relativisht 30-50

minuta vonesë. Mangësia e aftësive të anëtareve të Komisioneve të Qendrave të Votimit për të

vënë në punë sistemet e identifikimit elektronik të votuesve dhe të mungesa së Kodit të

Operatorit të PEI ishin arsyes se vonesës të hapjes së qëndrave të votimit.

Pothuajse të tëra qendrat e votimit në Shqipëri, ishin të pajisura me materialet e nevojshme për

fillimin e procesit të votimit, si listat e votuesve, fletët e votimit si dhe vulat zyrtare.

Vetëm në datën 24.04.2021 është nxjerrë nga KQZ Urdhri për administrimin e paisjeve PEI dhe

kamerave të sigurisë, duke shkaktuar në disa raste vonesa në montimin e tyre në ditën e

zgjedhjeve dhe paqartësi nga ana e Anëtarëve të QV në montimin e tyre, kur ka qenë e pamundur

prania e Operatorit i cili e ka si detyrë kryesore në bazë të këtij Urdhrim vendosjen në funksion

të tyre.

Raport i Ndërmjetëm Monitorimi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

1 Mars-15 Prill 2021 25 Prill 2021

9 Shoqata Për Kulturë Demokratike ( SHKD )

Procedurat e Votimit

Shoqata për Kulturë Demokratike vlerëson se në tërësi, dita e zgjedhjeve pati një ecuri pozitive

të të gjithë procesit, pavarësisht incidenteve të vogla të vërejtura.SHKD bën me dije se trupa e

administrimit zgjedhor, në përgjithësi, pati një sjellje të kënaqshme kundrejt respektimit të

dispozitave ligjore dhe respektimit të të drejtave të votuesve. Incidentet e vërejtura gjatë procesit

të administrimit nga kjo trupë theksojnë edhe një herë domosdoshmërinë e orientimit të kësaj

trupe në frymën e zbatimit të ligjit, nevojën e trajnimeve të thelluara dhe domosdoshmërinë e

sjelljes së tyre si organizma jopolitike, apartiake dhe jopartizane. Procedurat e shënjimit me bojë

timbruese u respektuan në 99% tërasteve .

 Janë vërejtur probleme të shumta me sistemet PEI, çfarë ka çuar në pezullimin e procesit

të votimit në disa raste dhe në identifikimin manual të votuesve;

 Një problem i vërejtur në më shumë se 50% të Qendrave të Votimit nga vëzhguesit në

terren, ka qenë operimi i sistemeve PEI dhe problemet e ndryshme të këtyre paisjeve, ku

janë vërejtur raste të mosleximit të gishtit, mosleximit të dokumentave të identifikimit

(pasaportave) dhe probleme të printimit të kuponit me informacion personal të votuesit;

 Në shumë raste ku paisjet kanë pasur probleme teknike, anëtarët e QV kanë pezulluar

punën, pa kaluar në identifikim manual të votuesve, siç parashikohet nga rregulloret dhe

udhëzimet e KQZ;

 Reth 55% të qendrave të votimit aksesi për personat me aftësi të kufizuar ka munguar;

 Ne 100 % të qendrave të votimi kanë munguar materialet zgjedhore për personat me

aftësi të kufizuar shikimi (kanë munguar fletët e votimit në alfabetin breil);

 Probleme me asistencën ndaj personave me aftësi të kufizuar gjatë votimit, gjë që ka

çuar dhe në raste përplasjesh mes Komisionerëve në Qendrat e Votimit;

 Në qendrat e votimit elektronik është vëzhguar një mungesë e edukimit apo familjarizimit

të votuesve me sistemin, që ka sjellë dhe vonesa të vogla në proces;

 Prania e anëtarëve të shtabeve elektorale politike në ambjientet e Qendrave të Votimit, pa

autorizimet përkatëse. Këta persona janë lejuar të lëvizin lirisht në ambientet e QV-ve të

monitoruara;

 Udhëzimi për masat Anti-Covid është nxjerrë nga Komisioneri vetëm në datën 24 Prill,

duke mos i lënë kohën e nevojshme Komisioneve të Qendrave të Votimit për marrjen e

masave specifike të përcaktuara në këtë Udhëzim, pavarësisht se Protokolli Anticovid për

procesin zgjedhor, nga ana e Ministrisë së Shëndetit ka dalë më datë 13 Prill 2021;

Raport i Ndërmjetëm Monitorimi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

1 Mars-15 Prill 2021 25 Prill 2021

10 Shoqata Për Kulturë Demokratike ( SHKD )

 Masat anticovid janë shkelur në shumicën dërrmuese të Qendrave të Votimit të

monitoruara, me numër të madh votuesish në ambiente të mbyllura, rradhë të gjata,

dyndje njerëzish pranë

 Vëzhguesit kanë raportuar raste ku grupe personash me pozicion apo synime të paqarta,

dhe pa mjete idetifikuese janë ndodhur jashtë Qendrave të Votimit. Në shumicën e

rasteve janë persona që janë ndodhur pranë ambienteve të QV-ve që nga momenti i

hapjes së QV-ve;

 Në shumë raste, aktivistët e partive politike (kryesisht PS dhe PD) mbajtën shënime për

zgjedhësit që votuan, duke sfiduar të drejtën e tyre për të votuar të lirë dhe pa frikën e

ndëshkimit.Pothuajse dy të tretat e qendrave të vëzhguara të votimit nuk krijuan mundësi

për hyrjen në mënyrë të pavarur të zgjedhësve me aftësi të kufizuar.

 Nuk ka pasur raportim mbi raste të votimit familjar.

Raste Specifike:

– Në KZAZ Nr. 59, Qendra e Votimit Nr. 3022/1, nuk janë marë masat për të hequr materialet

propagandistike brenda qendrës dhe rreth 150m përreth saj.

– KZAZ NR. 80, Qendra e Votimit Nr. 4552, janë vërejtur materiale propagandistike të Z.

Blendi Çuçi dhe të subjektit politik Nisma Thurje në afërsi prej 15 metrash nga Qendra e

Votimit.

Proçedurat e mbylljes

Procedurat e mbylljes së qendrave të votimit u kryen në përgjithësi në mënyrë të rregullt në

mbarë vendit, pa parregullsi të mëdha të cilat do mund të ndikonin në rezultatin e zgjedhjeve.

Vëzhguesit e SHKD-së raportuan shkelje të rënda – përfshi këtu praninë e personave të

paautorizuar në qendrat e votimit, pezullim të procedurës përmbyllëse për mëshumëse 30

minuta, si dhe shkelje të tilla proceduriale si për shembull mos sigurimi dhe vulosja e kutive të

votimit përpara transportimit të tyre si dhe plotësimin e procesverbalit në mënyrë të pasaktë.

Proçesi i numërimit

Transportimi i materialeve zgjedhore nga QV-të për në KZAZ-të është bërë në rregull dhe nuk

janë raportuar probleme. Në disa KZAZ të monitoruara nga vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të futen

vezhguesit dhe kjo për mos njohje të ligjit nga anëtarët e KZAZ-së si dhe nga forcat e policisë.

Procesi i numerimit të votave vijon normalisht në të dhjetë bashkitë që monitorohen nga vezhguesit

e SHKD-së dhe nuk janë raportuar probleme përveç të disa rasteve ku komisionerët kanë bërë

pushim me arsyetimin se janë të lodhur dhe proçesi i numërimit ka ndaluar për të rifilluar më vonë.

Raport i Ndërmjetëm Monitorimi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

1 Mars-15 Prill 2021 25 Prill 2021

11 Shoqata Për Kulturë Demokratike ( SHKD )

Duhet theksuar se në disa KZAZ proçesi i numërimit po vijon me ritme të ngadalta. Vëzhguesit e

SHKD-së janë duke monitoruar në 27 KZAZ dhe ky proçes do të vëzhgohet deri në përfundim të

numërimit të votave dhe publikimit të rezultateve. SHKD do ti kushtojë një vëmendje të veccantë

procesit te numërimit të votës preferenciale si një ndër risitë e këtyre zgjedhjeve.

RRETH SHKD

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-partiake

dhejoqeveritare e krijuar në shkurt të vitit 1992, në bashkëpunim me Institutin

KombëtarDemokratik (NDI – Uashington DC).Misioni i organizatës është të edukojë qytetarët me

parimet e Demokracisë që promovon Tolerancën, Dialogun dhe Transparencën. Grupi i synuar i

punës së organizatës janë gratë, të rinjtë dhe qytetarët. Fokusi i aktiviteteve kryesisht është

monitorimi i zgjedhjeve, çështjet e qeverisjes vendore, të drejtat e njeriut dhe monitorimi i

medias.Që nga viti 2000, SHKD është anëtare e – (KVV) Përvoja, në përmbushjen e filozofisë së

veprimit të KVV-së shpallë veprimet e saj, varësisht nga procesi zgjedhor ose reforma zgjedhore

që po ndërmerren, në të cilën ftohet çdo organizatë joqeveritare që të bëhet pjesë, duke ri-testuar

periodikisht, në mënyrë të hapur dhe transparente vlerat më të mira të funksionimit si rrjet

"pavarësi, objektivitet, ekspertizë dhe bashkëpunim midis organizatave të shoqërisë

civile.Koalicioni ka koordinuar dhe realizuar veprimet më të mëdha të monitorimit në Shqipëri

duke angazhuar rreth 5,000 vëzhgues të pavarur dhe të trajnuar gjatë një procesi të vetëm

zgjedhor.SHKD që nga viti 2004 është anëtare e ENEMO (Rrjeti Europian i Organizatave për

vëzhgimin e zgjedhjeve) dhe ka vëzhguar zgjedhje në disa vende si Ukrainë, Gjeorgji, Kirgistan,

Kazakistan,Moldavi,Armeni dhe Kosovë.SHKD ka nënshkruar Deklaratën Globale të Parimeve të

Vëzhgimit Zgjedhor të Paanshëm nga Qytetarët dhe Kodin e Sjelljes të GNDEM (Rrjetit Global

të Vëzhguesve Vendas për Monitorimin e Zgjedhjeve, që parashtron qartësisht parimet dhe kodin

e sjelljes për monitorimin e pavarur të zgjedhjeve nga organizatat jofitimprurëse.

Share: