Home KRYESORE Te dyja kampet qe udhehiqen nga partite e medha jane derivate te...

Te dyja kampet qe udhehiqen nga partite e medha jane derivate te njeri-tjetrit ne manipulime dhe privilegje.

Nga Eva Idrizllari

Mesova se nje nga te punesuarit ne Albcontrol, ne kete vend pune te mirepaguar, eshte vellai i politikanes Jorida Tabaku.

Sigurisht per familjaret e kastave nuk ka kritere, ata kane vetem favore zgjedhjesh ne kete sistem – monopol i lidhjeve familjare e farefisnore (te tre partive te medha, PS-PD-LSI).

Nepotizmi eshte dukuria me e keqe e shoqerise tone qe ka shkaterruar meritokracine e vlerave.

Ky eshte realiteti meskin i politikaneve: ne nje ane iu kerkojne votat qytetareve duke iu bere “lavazh truri” me demagogji e mashtrime elektorale – ne anen tjeter shfrytezojne pozitat e tyre politike vetem per te rregulluar familjaret, fisin, apo miqte e ngushte, ne pune te zgjedhura me rroga te majme, ose per t’iu siguruar privilegje te tjera publike (tendera, leje ndertimesh, licenca…etj) duke diskriminuar shqiptaret ndaj te drejtave, pa marre parasysh meritat dhe aftesite e tyre.

Jane vertet te pafytyre dhe te pamoralshem kur ne fushata elektorale bejne sikur iu vjen keq apo sikur mendojne per qytetaret e thjeshte.

“Aty jane “perzgjedhur” vetem te perkedhelurit, pinjolle dhe te aferm pushtetaresh gjithfaresh. E njejta skeme funksionon edhe ne Banken e Shqiperise e neper dhjetera borde ku vegjetojne qindra parazite.” – me shkroi nje nga miqte e mi te respektuar.

Çfare te irriton eshte qe politikanet perfitues te bejne edhe moral mbi shtetin e te drejtes – bejne sikur luftojne korrupsionin, nepotizmin, qe mbeshtesin meritokracine, bejne sikur kerkojne drejtesine nepermjet SPAK-ut.

Thjesht e gjithe fasada demagogjike mbulon te verteten e tyre si shfrytezuesit dhe perfituesit e vetem te sistemit.

Te dyja kampet qe udhehiqen nga partite e medha jane derivate te njeri-tjetrit ne manipulime dhe privilegje.

Share: