Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast skandaloz të dhunimit të fëmijëve nga mamaja e tyre. Ngjarja është e rëndë dhe duhet theksuar fakti që nëna e fëmijëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, nga bipolariteti.
Denoncimi është bërë nga babai i fëmijëve, i cili ka rrëfyer për emisionin Stop se me bashkëshorten ka probleme vite më parë. Ai tregon se sjellja e saj përkeqësohej akoma më shumë. Duke parë degradimin e situatës, vendosi të shkonte në polici dhe ta denonconte. Por, sikurse tregon, autoritetet policore i kërkuan prova për deklarimet e tij.
Në këtë pikë, denoncuesi është detyruar që të kryejë një veprim, sikurse dhe shprehet, “që nuk ka për t’ia falur vetes”.
Në bashkëpunim edhe me djalin e madh, panë nënën që të dhunonte djalin e vogël dhe nuk ndërhynë, me qëllim që ta filmonin për të pasur me prova sjelljet e dhunshme dhe agresive të zonjës në fjalë. Veprimet e kësaj të fundit shkuan deri në atë pikë sa djalin e madh e ka goditur edhe me thikë në shpinë.
Denoncuesi: Unë jam një qytetar nga Tirana, i jam drejtuar emisionit Stop për një problem që kam patur me ish-bashkëshorten. Jam baba i dy fëmijëve, njërit me moshë 28 vjeç, tjetrit me moshë 14 vjeç. Jam i divorcuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata ka vendosur që fëmijët t’i kem unë në ngarkim duke qenë se ish-bashkëshortja ose nëna e dy fëmijëve nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët pasi është e sëmurë mendore, e dhunshme, ka një karakter asocial. Shpesh për debatin më të vogël ajo ishte e dhunshme, godiste me çfarë të kishte në dorë. Fjalori kalonte në ekstrem, jashtë etikës normale të një njeriu normal, jashtë etikës së një gruaje normale. Në vitin 2006, u operua sepse pati një çrregullim hormonal dhe mjekët më këshilluan që duhet të vinte në jetë patjetër një fëmijë tjetër për t’i shpëtuar jetën nënës. Dhe kështu ndodhi. Me lindjen e djalit të vogël situata u agravua sepse ky njeri u bë aq i dhunshëm, aq imponues, aq prepotent në të gjitha mënyrat e komunikimit saqë unë nuk munda më ta duroja. Ishte e dhunshme dhe në një moment të caktuar kur djali i vogël ishte 3 vjeç, më goditi me thikë djalin e madh. I nguli thikën në shpinë. Ka shkuar dhe në Hipotekë t’ju kërkonte që t’i bënin hipotekën e shtëpisë sepse ka thënë që ‘më është mbytur burri në det edhe s’ka varr prandaj nuk kemi dhe certifikatë vdekje’. Pjesa tjetër që është e rëndë shumë është ajo pjesa që djali u shkëput nga shkolla, humbi vitin shkollor dhe mua më takonin njerëz në rrugë dhe më thonin si e ke djalin, vdiq? E shkëputi nëna nga shkolla duke i thënë që ti je i sëmurë me kancer. Duke qenë në këto kushte u detyrova të shkoj në polici. Kur është problemi për të denoncuar një femër, mua më anashkaluan. Më kërkuan fakte, mendonin që unë isha pjesë e interesit, që isha pjesë e konfliktit dhe më anashkalonin. Atëherë u detyrova, që kjo ishte gjëja më brutale dhe nuk ia fal vetes, shkoi djali deri në grykë të varrit sepse u detyrua që të ushtrohej dhuna nga e ëma dhe djali i madh të arrinte ta filmonte që të më besonin.
Për emisionin Stop ka folur në kushte anonimati edhe djali i vogël, sot 14 vjeç. Ai tregon se dhunohej nga nëna kur ishte 10 vjeç. Madje, është detyruar që të konsumonte edhe lëndë narkotike marijuanë nga nëna e tij kur kjo e fundit shkonte në Korçë tek bashkëjetuesi i saj.
Djali i vogël:Janë pafund gjëra që duhet t’i marrësh një nga një. Më abuzonte me dhunë çdo ditë. Nuk kishte arsye që e bënte, kapte godiste, bënte. Në qoftë se nuk bën këtë do të të vras, do të ngul thikën. Në Korçë shkonim disa herë, rrinim 2 javë tek shtëpia e atij. E piva si cigare.
Denoncuesi: Këto gjëra unë i kam të konfirmuara nga djali, kam ngelur shumë i prekur normalisht. Djalin, i dashuri ( i ish-gruas) ma ka droguar, i ka dhënë marijuanë, ka parë sherret që bëheshin atje në ato ndarjet e drogës. Djalin e kishte marrë e ëma dhe e kishte çuar në Korçë tek shtëpia e të dashurit.
Emisioni “Stop” disponon videot kur nëna ushtron dhunë dhe godet djalin e vogël. Në pamje shihen aktet e papranueshme, por edhe dëgjohet edhe fjalori vulgar i zonjës që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Disa pjesë të kësaj video nuk janë transmetuar për shkak se kishin përmbajtje në shkelje të etikës. Në respekt të qytetarëve dhe ndjekësve, pamjet që ne sonte transmetojnë janë të mbuluara.
Djali i vogël: Hiqi duart!
Nëna: Unë të thyej brinjët, pusho, mbylle, mbylle, mbylle! Këtu komandoj unë, jo ti. Mallkuar qofsh! Aty! Do të mbys, do të mbys fare.
Djali: Hajde, hajde!
Nëna: Vdeksh ishalla! Më mirë të të kishte mbledh dheu!
Djali: Hajde mi hajde,hajde!
Nëna: Unë të shk***ej robt ty, rracës tate e të gjithëve..!
Djali: Hajde, hajde!
Nëna: Kaq po them, filmo ça të duash!
Djali: Hajde, hajde!
Nëna: Se po s’të.., ore e kupto, që ti je i mallkuar, si thotë hoxha atje në video.
Djali: Kush hoxhë?
Nëna: Hoxha, që thotë në video.
Djali: Kush hoxhë?
Nëna: Hoxha!
Djali: Hë pra kush hoxhë?
Nëna: Do zvarriten në zjarrin e xhenetit, kush sillet keq me prindërit, kshu..
Djali: Lene, Ersi lene!
Nëna: Ik, se ja ** robt!
Djali: Hajde, hajde!
Nëna: Unë të shkëly, s’ka polici, s’ka bir k**ve të vijë këtu, se të ther, të ther me, ty, babën tat, rracën tate të ndyrë e të gjithë ça ka, ore kaq po them.
Djali: Po!
Nëna: Hë more hë, fol, fol, hë more, fol, ********
Djali: Hë!
Nëna: Frikacak, si baba jot je.
Djali: Ashtu jam!
Nëna: Si rraca jote e ndyrë, hë more hë…
Djali i vogël: S’jam duke të bë gjë.
Nëna: Xhind i ndyrë, ishe tu më sulmuar ë, xhind i ndyrë.
Djali i vogël: Hipokrite! Pranoje, që po më gjuaje kot!
Nëna: Ça po të gjuaja, u bë surrati jot me na pengu!
Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?
Nëna: S’ke shance ti!
Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?
Nëna: Tim biri!
Djali i vogël: Kujt i bishe me thikë?
Nëna: S’ke shance!
Djali i vogël: Mos më prek mua me dorë!
Nëna: La ilaha il Allah, Allahu mbrojtësi më i mirë, e di ça do me thënë La ilaha il Allah, xhind i ndyrë, po s’të çova te hoxha të të mbysi fare, La ilaha il Allah. Do të vras, do ta marr frymën, do të vras thashë, xhind i ndyrë, palaço! Hajde, se ta tregoj unë./Tv Klan