Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Vlorë, Alta Haluci ka ftuar të gjithë nënat dhe vajzat në Vlorë që të votojnë Partinë Demokratike për të bërë ndryshimin në vend.
Në spotin që ka publikuar, Haluci është shprehur se PD-ja ka programin më të mirë dhe se 25 prill Shqipëria do të fitojë.
“Unë jam Alta Azizi Haluci. Kjo është familja ime , për të cilën unë ndihem krenare, kandidate për deputete e Partisë Demokratike qarku Vlorë. Ftesa ime është për të gjitha nënat dhe motrat, bashkohuni me ne, bashkohuni në 25 prill, për të bërë ndryshimin e madh, për Shqipërinë drejt Evropës, për Vlorën drejt Evropës, me kryeministër Lulzim Basha. Unë jam Vlora!
Përfaqësuesja juaj dinjitoze në çdo aspekt të jetës. Ne kemi programin për Shqipërinë dhe për Vlorën,
Ne kemi kryeministrin Lulzim Basha!
Me ne Shqipëria fiton, Vlora fiton! Votoni Partinë Demokratike.
Votoni numrin 9! – thotë Alta Haluci.