Home KRYESORE Qëlluan me armë drejt lokalit, PD Vlorë: Dyshojmë se ka prapavijë politike

Qëlluan me armë drejt lokalit, PD Vlorë: Dyshojmë se ka prapavijë politike

Ditën e sotme policia njoftoi se në fshatin Poro të Vlorës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Por, sipas një deklarate për mediat të zëvendëskryetari i PD-së në Vlorë, Lorenc Danaj, lokali shërbente si bazë për strukturat e Partisë Demokratike.

Danaj  tha se pronari i lokalit është anëtar i PD, ndërsa i bëri thirrje për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike në prag të zgjedhjeve dhe kërkoi zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

“Është goditur me armë zjarri një nga banorët e zonës në një lokal. Ky shtetas është anëtar i strukturave të PD. Kjo është një nga qendrat më të banuara, të ruhet rendi dhe siguria publike dhe të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje, e cila ka tronditur komunitetin dhe në këtë fazë që ndodhemi sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri. I bëjmë thirrje autoriteteve që ta zbardhin këtë ngjarje një orë e më parë. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit. Nga informacionet që kemi siguruar në ambientin ku është bërë goditja ishin dy shtetas që kanë shpëtuar për arsye të aftit, jo të autorit. Ky ambient është përdorur nga strukturat tona, është bazë e strukturës sonë ku kemi zhvilluar mbledhje të mëparshme dhe këto janë arsye që na japin dyshime se kjo goditje mund të ketë prapavijë politike, por këtë ia lëmë në dorë institucioneve ligjzbatuese, nuk shprehemi. Kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.”-tha Danaj. /Opinion.al

Share: