Home KRYESORE “Urime për 4 Prillin, datën e vërtetë të anëtarësimit të RSH në...

“Urime për 4 Prillin, datën e vërtetë të anëtarësimit të RSH në NATO”!

Nga Gjeneral * Piro AHMETAJ:

Të dashur bashkëAtdhetarë 🇦🇱 #WeAreNATO

Para së gjithash, dëshiroj të uroj përzemërsisht Gëzuar 12 vjetorin e anëtarësimit të RSH 🇦🇱 në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO)!

Së dyti, për të tejkaluar 1 Prillin, e njohur si dita burokratike “e gënjeshtrave”, si datë e VËRTETË e anëtarësimit zyrtar të RSH në NATO, është “legjitimuar” 4 Prilli, datë e cila si bekim, përkon edhe me themelimin e Aleancës (4 Prill 1949) !

Mbi këtë logjikë, prej 12 vitesh, 4 Prilli është celebruar si data e Anëtarësimit zyrtar, çka konfirmohet edhe nga arkivat zyrtare, ato të medias, portaleve, statuseve, etj!

Kështu, përtej protagonizmit cinik të “Gjinove, sekserëve dhe rambo-kamikazëve të pushteteve” që “si gravata ..” u janë dhuruar poste zyrtare, ani që s’kanë bërë asnje ditë punë, por si “për 1 Prillin” bejnë statuse me vetë-lëvdata paranojake si dhe shkruajnë libra me përralla për fëmijët e kopshteve ose “ufot” = besoj edhe më fort se data 4 Prill i jep vlerë shtesë kësaj ngjarje kombëtare!

Së treti, pa mëdyshje anëtarësimi në NATO mbetet histori suksesi, krenarie dhe përkushtimi Kombëtar !

Më 4 Prill, 12 vjet më parë Kombi ynë realizoi një ëndërr shekullore: “i`u bashkuan Aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore.

Prandaj sa më shumë vite kalojnë, aq më madhështore meriton të skalitet në memorien e nderimit të kombit, si një arritje me peshë gjeo-politike për Kombin dhe mbarë-Shqiptarët !

Së katerti do të ishte shumë e padrejtë të mos i njihet merita ish-Presidentit, ish- Kryeministrit Dr. SALI BERISHA, i cili me vizion shtetari dhe me përkushtim shëmbullor projektoi, udhëhoqi dhe finalizoi këtë aspiratë kombëtare duke nënvizuar që, për 20 vjet (1993-2013), kjo arritje u realizua me konsensus të gjerë politik dhe mbështetje mbarëpopullore!

Respekt ndaj një gjenerate ekspertësh elitarë (diplomatë, ushtarakë dhe civilë), që u shkolluam, u rritëm, kontribuam me gjithshka sa mundem dhe i`a dolëm për të transformuar sistemin: “konceptin e sigurisë kombëtare, strukturat, kulturën e planifikimit dhe bashkëpunimit me NATO-n”.

Në ketë datë, përulemi ndaj kapiten Feti VOGLI, dëshmorit të parë atdheut në NATO si dhe shprehim mirënjohjen për sakrificat e rreth 10 mijë ushtarakëve që kanë kontribuar dhe vijojnë në krah të NATO-s, në Bosnjë, Gjeorgji, Irak, Afganistan, Kosovë, Mali, Estoni, etj.

Në planin personal, mbetem përjetësisht i privilegjuar që mu dha mundesia për të kontribuar modestisht gjatë procesit 15 vjeçar (1999 – 2013), si dhe që 12 vjet më parë mu besua drejtimi i një ekipi negiociatorësh mëndjehapur, që i dhamë frymë dhe shpirt: “realizimit të detyrimeve të anëtarësimit në NATO (2009), si dhe nënshkrimin e 10-ra marrëveshjeve teknike, duke e lartësuar flamurin kombëtar ndër 5 vendet model të Aleancës (shtator 2013)”!.

Së pesti, për fat të keq, mbas 2014, përqasja e Tiranës, sistemi i sigurisë, mbrojtja e interesave kombetare, zgjedhjet dhe standartet e demokracisë funksionale kanë bërë hapa “të frikshëm” mbrapa, duke e kërcënuar seriozisht “karrigen me meritë” të RSH në tavolinën e NATO-s!

Përballja me tërmetet dhe Covid–19, ulja drastike e buxhetit, arroganca bollshevike, korrupsioni, shpërdorimi i burimeve të mbrojtjes, ri-konfirmojnë domosdoshmërinë kritike që ka: “Depolitizimi, trasformimi i strukturave, modernizimi kapaciteteve; përmirësimi rrënjësor i bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve & rikthimin e dinjitit të RSH në NATO”!

Edhe një mesazh përmbyllës për politikën: “përkushtimi, sakrificat sublime, përgjegjshmëria e spikatur dhe përulësia fisnike e diplomateve, ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile, etj, meritojnë të trajtohen me dinjitet”.

Data 4 Prill përkon (si bekim) me 72 vjetorin e NATO-s, prandaj i`u përcjellim urime të ngrohta qytetarëve dhe kolegëve të 30 vendeve të Aleancës.

Gëzuar 12 vjetorin e anëtarësimit në NATO ! Zoti e bekoftë Kombin dhe mbarëShqiptarët.

WeAreNATO, përkushtimisht,

Gjeneral ® Piro AHMETAJ, Ekpert i Lartë për
Sigurinë Kombëtare & NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut,
Ish- Këshilltar i Sigurisë Kombëtare-PD,
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH,
Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në SHAPE/NATO.

Share: