Home Gjeo-Ekonomia Von der Leyen: BE merr 50 milion doza Pfizer deri në fund...

Von der Leyen: BE merr 50 milion doza Pfizer deri në fund të qershorit

Komisioni Europian arriti një marrëveshje me Pfizer për të përshpejtuar marrjen e vaksinave.

Vendet e Bashkimit Europian do të marrin 50 milion doza shtesë të vaksinave kundër COVID-19 të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech në tremujorin e dytët të këtij viti duke filluar nga Prilli, raporton Ansa.it.

Lajmi është bërë me dije nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Dozat e vaksinave do të shpërndahen në 27 vendet e BE në bazë të popullsisë.

Von der Leyen konfirmoi gjithashtu se Komisioni Europian ishte në bisedime me dy kompani për një kontratë të re për 1.8 miliardë doza që do të dorëzohen në 2022 dhe 2023.

Share: