Home Gjeo-Ekonomia Vuçiç flet për dialogun me Kosovën:Pres të rifillojë në maj ose qershor

Vuçiç flet për dialogun me Kosovën:Pres të rifillojë në maj ose qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se pret bisedime të mira dhe konstruktive në Bruksel si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, në maj ose qershor. Vuçiç foli për dy vizita, ndërsa i pyetur nga gazetarët deklaroi se në vizitën e parë do të takojë përfaqësuesit europianë, Borell, Von der Leyen, Vareli dhe Lajçak, sikurse bën me dije agjencia e lajmeve Tanjug.

Vuçiç është shprehur gjithashtu mbi dokumentin jo zyrtar të publikuar në disa media sllovene, ku bëhej fjale për ridefinim të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Ai u shpreh i pasigurt lidhur me këtë dokument, për sa kohë nuk e kishte parë vetë atë.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç.

Share: