Home KRYESORE Zgjedhjet/ KMSH-qytetarëve: Ruani dinjitetin, mos e shisni votën

Zgjedhjet/ KMSH-qytetarëve: Ruani dinjitetin, mos e shisni votën

Komuniteti Mysliman në Shqipëri ka reaguar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në një reagim në “Facebook”, KMSH thekson se ka qendrim neutral për forcat politike, teksa iu bën thirrje qytetarëve që të ruaj dinjitetin dhe të mos bien pre e shti-blerjes së votës.

Në këtë reagim thuhet ndër të tjera; “Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët!”

Reagimi

Qëndrimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Të dashur qytetarë, urojmë që të keni një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti i Gjithësisë!

Ne gjendemi në Muajin më të rëndësishëm të vitit, Muajin e Bekuar të Ramazanit, muaji i pastrimit, faljes, mëshirës dhe begatisë së pafundme Hyjnore.

Motra dhe vëllezër, vendi ynë ndodhet gjithashtu në një proçes tepër të rëndësishëm, siç është fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi.

Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte.

Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti.

VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet.

Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!

Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët!

I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë. Amin!/ Opinion.al

Share: