Home KRYESORE Zgjedhjet/ Ushtria merr nën ruajtje perimetrin e SPAK dhe GJKKO

Zgjedhjet/ Ushtria merr nën ruajtje perimetrin e SPAK dhe GJKKO

Forcat e Armatosura kanë marrë nën ruajtje perimetrin e godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) si dhe të GJKKO për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kjo është një procedurë standarde kur policët e ruajtjes së objekteve ngarkohen me detyra të tjera për garantimin e mbarëvajtjes së sigurisë së procesit zgjedhor.

Klan News raporton se ushtarët kanë bërë inspektimin e planimetrisë, ndërsa perimetri do të merret në ruajtje nga dita e shtunë, një ditë para zgjedhjeve. Garantimi i ruajtjes së perimetrit të SPAK dhe GJKKO nga Forcat e Armatosura do të jetë i përkohshëm.

Këto institucione konsiderohen të rëndësisë së veçantë dhe për këta arsye janë marrë në mbrojtje nga ushtria. Ushtria do të qëndrojë aty deri në përfundim të procesit zgjedhor. /Opinion.al

Share: