Home Gjeo-Ekonomia ‘Defender 21’nis nga Durrësi, stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor

‘Defender 21’nis nga Durrësi, stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor

Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21” më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në rrjetet sociale videon prezantuese të eventit ku sqaron: “Sot nga Durrësi fillon stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende”, shkruan Peleshi.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vendepër të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi./Opinion.al

Share: