Home Gjeo-Ekonomia Gjenerali amerikan: Do të përmirësojmë ‘muskujt’ dhe gatishmërinë

Gjenerali amerikan: Do të përmirësojmë ‘muskujt’ dhe gatishmërinë

Gjenerali amerikan Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së stërvitjes Defender Europe 21 nga Durrësi tha se nga pranimi në NATO Shqipëria ka qenë më e sigurtë.

Duke folur për stërvitjen ai theksoi se tashmë duhet të dëshmojmë se kjo stërvitje dhe secili prej nesh të jetë përgjegjës dhe ta përmbushim këtë test më së miri.

“Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërbvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfar ëndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo.

E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se kjo stërvitje do jemi më shumë përgjegjës, do të reagojmë më mirë.

Ashtu siç u përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet.

Falenderoj këtë komb, është eksportues i sigurisë.Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku.’’- tha gjeneral Tod Ëalters./Opinion.al

Share: