Home Gjeo-Ekonomia Lindje e Mesme/ Papa: “Mjaft me përplasjet në Tokën e Shenjtë, dialogoni”

Lindje e Mesme/ Papa: “Mjaft me përplasjet në Tokën e Shenjtë, dialogoni”

“Pyes veten: ku do të na çojë urrejtja dhe hakmarrja? A mendojmë vërtet se po ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?”, këto ishin fjalët e Papës lidhur me konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.

“ Në emër të Zotit, unë apeloj për qetësi dhe për ata që kanë përgjegjësinë t’i japin fund zhurmës së armëve, duke ndjekur rrugën e paqes, gjithashtu me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare “, tha ai.

“Le të lutemi që ata të mund të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes”, shtoi Papa. “Sot unë dua të sjell vuajtjet e popullit tuaj në altarin e Zotit dhe të lutem me ju që Zoti të kthejë zemrat e të gjithëve në paqe”, raporton Ansa.it.

Kjo deklaratë e Papës u bë gjatë meshës në Shën Pjetër për komunitetin e besimtarëve të Mianmarit. “Le të na ndihmojë lutja e Jezusit për të ruajtur besimin edhe në momente të vështira, për të qenë ndërtues të unitetit”, tha Papa./Opinion.al

Share: