Home KRYESORE Mashtrime me e-Mail/ Kujdes nga ata që ju thonë se jeni trashëgimtar...

Mashtrime me e-Mail/ Kujdes nga ata që ju thonë se jeni trashëgimtar të një pasurie

Nëse keni marrë një email që ju jep të drejtën për të trashëguar pasurinë nga një familjar, atëherë ju jeni bërë pjesë e një sulmi kibernetik.

Kjo metodë e përdorur nga grupet kriminale që në vitet 1970 duket se ka shënuar një rritje gjatë pandemisë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare.

Emaile-t vijnë të përshtatura për ju, duke përdorur edhe mbiemrin e familjarëve, në mënyrë që mashtrimi jetë sa më i besueshëm. Eksperti Kushtrim Shala na shpjegoi historikun e kësaj piraterie dhe emërtimin nga agjencia amerikane FBI që ka ndjekur këto krime kibernetike.

“Inxhinieria sociale apo arti i manipulimit është pikërisht hallka më e dobët e sigurisë kibernetike. Llojet e informacioneve të kriminelëve kibernetikë janë të tilla duke nisur nga shënjestrimi i fjalëkalimeve.

Në këtë rast kemi të bëjmë me “Mashtrimin Nigerian”, i emërtuar i tillë për shkak të vendit nga ka nisur. Nga raporti i fudit i FBI-së tregohet se
ky mashtrim ka shkaktuar rreth 4.9 mld dollarë dëme.”

Eksperti shpjegon më tej faktin kur duhet të dyshojmë nëse gjendemi përballë një situate të tillë dhe si duhet të reagojmë:

“Fakti që vjen nga një email që ti nuk e njeh. Nuk ka një titull, nuk ka një subjekt dhe ka një gjuhë shqipe shumë të varfër. Përpiqen që ta personalizojnë sa më shumë dhe të jenë sa më familjarë me ju.

Duhet të shikoni adresën e emailit nga vjen dhe që në fakt nuk është një adresë zyrtare, por nuk tregon asgjë për emrin apo identitetin e personit nga i cili vjen.”

Mos të joshemi. Në asnjë mënyrë të mos dërgojmë të dhëna konfideciale, të tipit të dhëna bankare apo të plotësojmë ndonjë formular të tillë, pasi në shumicën e rasteve hackerat apo keqbërësit përpiqen të bëjnë formularë të tillë që ti ngjajnë ofruesve realë bankarë.”

Në këto raste specifike nuk ka një adresë zyrtare ku mund të drejtohemi, megjithatë ka një faqe zyrtare të autoriteti kombëtar të sigurisë kibernetike, i cili na orienton për të raportuar përmbajtje të paligjshme.“

Top Channel

Share: