Home KRYESORE Nga Dako te Berisha, kush janë shqiptarët e shpallur “non grata” nga...

Nga Dako te Berisha, kush janë shqiptarët e shpallur “non grata” nga SHBA

Ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por më herët në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit janë futur edhe persona të tjerë. Ish-kryeprokurori Adritik Lalla është një ndër ta. Në vendimin e DASH për të thuhej:“Përveç z. Llalla, Sekretari Amerikan i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA edhe bashkëshortes të tij, Ardjana Llalla, vajzës së tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas jo-amerikan”.

Më 16 prill 2018, DASH do t’i ndalonte, me të njëjtin motivacion, hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

“Përveç z. Doshi, DASH i ndalon publikisht hyrjen në SHBA edhe bashkëshortes të z. Doshi, Xhovana Doshi, vajzës së tij, Briana Doshi dhe djalit të tij të rritur, James Doshi dhe fëmijëve të tij të mitur”.

Ka qenë 30 korriku i vitit 2019, kur DASH, vendosi të shpallë si person “non grada”, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit të asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion.

“Sekretari i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë Shqiptare të Durrësit Vangjush Dako nën Seksionin për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm”, thuhej nga DASH.

Ndërkohë këtë të mërkurë DASH i ndaloi hyrjen në SHBA familjes Berisha. Në vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit bëhet e ditur se veçanërisht në periudhën kur Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

“Në cilësinë e tij si Kryeministër i Shqipërisë Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale si dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij duke shpërdoruar besimin e publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë./Opinion.al

Share: