Një operacion policor i koduar “Restart”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit është zhvilluar në Pogradec.
Bëhet me dije se janë vënë në pranga 4 persona, midis tyre pronari dhe administratorja e hotelit. Por sigurisht që ky veprim është ligjor nga ana e policisë, por veçse ngarkon shtetin me shpenzime dhe prositucioni do të vazhdojë dhe i pakontrolluar me risqe shëndetësore dhe me asnjë të ardhur në arkën e shtetit!
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve kriminale të ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, banues në Pogradec. “ – thotë komunikata e policisë duke treguar se sa shumë persona janë impenjuar nga ana shtetërore për një aksion të tillë me kosto jo të vogël!
Në bazë të punës hetimore disajavore, provave të grumbulluara dhe kontrollit të ushtruar në një subjekt bar-kafe dhe hotel në Tushemisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit R. C., u arrit të dokumentohej se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasen M. K. (në rolin e administratores) dhe dy shtetaset e tjera, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Vetëm akti i fshehjes së të ardhurave duket veprim i drejtë nga ana e shtetit! Gjithë pjesa tjetër kosto financiare pa asnjë shërbim të mirëfilltë ndaj shoqërisë! Nëse kjo veprimtari do të legalizohej nuk do kishte fshehje të të ardhurave dhe sigutisht para në favor të ndërtimit të shkollave dhe spitaleve e sigurisht rrugëve!
Nga ana tjetër prositucioni është aq i vjetër sa njerëzimi e do të vdesë vetëm atëherë kur edhe njerëzimi të vdesë! Ai vetëm duhet legalizuar dhe fiskalizuar e kështu shteti të jetë përfitues dhe rregullues, jo shpenzues taksash pa asnjë përfitim për shoqërinë!