Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë shpresë për ringjalljen e turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik, në BE por edhe në marrëdhëniet miqësore ndërkufitare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Von der Leyen shkruan se BE ka rekomanduar rinisjen e udhëtimeve të vizitorëve të vaksinuar kundër COVI-19, si dhe qytetarëve të cilët vijnë nga vende me situatë shëndetësore të mirë, sa i përket pandemisë COVID-19.
“Koha për të ringjallur turizmin dhe miqësitë ndërkufitare nëpërmjet mënyrave të sigurta.
Ne propozojmë të mirëpresim përsëri vizitorë të vaksinuar dhe ata nga vendet me një situatë të mirë shëndetësore.
Por nëse shfaqen variante e reja të COVID-19, ne duhet të veprojmë shpejt: ne propozojmë një mekanizëm frenimi emergjent të BE.”– shkruan Ursula von der Leyen.
Kujtojmë se brenda BE-së qytetarët mund të lëvizin lirshëm, teksa kjo gjë është lejuar deri më tani edhe për 7 vende të tjera./Opinion.al