Home Gjeo-Ekonomia BE heq kufizimet për udhëtimet, Manastirliu: Po shkojmë drejt normalitetit

BE heq kufizimet për udhëtimet, Manastirliu: Po shkojmë drejt normalitetit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas dakordësimit të vendeve të BE për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërisë.

Nëpërmjet të një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se ky darkodësim është  një shenjë të mirë për vendin dhe të gjithë shqiptarët.

Më tej, ministrja thotë se vendi po shkon drejt normalitetit, por pavarësisht kësaj ajo bën apel që qytetarët të mos ulin kujdesin dhe të tregohen vigjilentë deri në përfundim të pandemisë.

“Lajm i mirë. Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirëNjë lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmëPor sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu./ Opinion.al

Share: