Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Twitter, zëdhënësi i DASH, Ned Pric, shprehet se SHBA është e angazhuar dhe të përkushtuar për rrugën evropiane të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pa vonesa. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan zëdhënësi i DASH./Opinion.al