Home KRYESORE Holanda “po” për integrimin, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Holanda “po” për integrimin, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar diten e sotme për dritën jeshile që ka dhënë Holanda, lidhur me negociatat e Shqipërisë me BE.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se “ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua”

Kujtojmë se ditën e sotme Parlamenti holandez e ka vlerësuar si progresive punën e bërë nga Shqipëria dhe i ka dhënë asaj një dritë jeshile për nisjen e negociatave dhe thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare e cila pritet të mbahet këtë vit.

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim

*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua

Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”– shkruan Rama./Opinion.al

Share: