Home KRYESORE Te Komisioni i Venecias? Juristja e njohur: për çfarë duhen atëherë Gjykatë...

Te Komisioni i Venecias? Juristja e njohur: për çfarë duhen atëherë Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?

Një e dy….tek Komisioni i Venecias….

Nga Endira Bushati

Gjykata Kushtetuese prezumohet se ka anëtarë juristët më elitarë të vendit, të aftë profesionalisht e me integritet moral, që kanë forcën e karakterit të atillë që përballon trysninê e pushteteve, joshjen apo superioritetin e tyre, një forcë që fitohet me punë të palodhur dhe me eksperiencë shumëvjeçare.

Është një gjykatë “shkence”, teorie e doktrine…kërkon njohje të thellë, lexime mijëra e mijëra volumesh, të jurisprudencës evropiane e shteteve të zhvilluara, të autorëve më prestigjiozë në botë…

Ç’autoritet moral ka Gjykata Kushtetuese e një shteti….kur i kërkon kaq shumë shpesh mendim Komisionit të Venecias????

Mendim për presidentin, për zgjedhjet, për pronat, etj etj….

Dhe pas…30 viteve ekzistencë….

E bëj shpesh pyetjen, në juri doktoraturash a debatesh kushtetuese, pse një vend i varfër si i yni, pas konstatimit, ndër vite, të problematikave GJL/GJK, duhet të ketë dhe Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë????

Ua kam bërë këtë pyetje ish kryetarëve e anëtarëve të GJK, dhe përgjigjja që kam marrë ka qenë e tipit “po meqë është bërë, është bërë si traditë….”…..

Traditë….dhe një e dy “për mend” tek Komisioni i Venecias….

Nejse, nejse…. ne, që merremi me të drejtë private, kemi pak tendencë “me i thjeshtu” gjërat….

Politika i ka me qejf “konstitucionalistët”…..

P.S. Kur do të bëhet një Reformë Kushtetuese, e thellë, e plotë, e studiuar, që ndërton një shtet modern dhe që ia “lehtëson” jetën qytetarit?

Share: