Home Gjeo-Ekonomia Udhëtimet, ambasada gjermane: Duhet testi i Covid-it ose vaksinimi

Udhëtimet, ambasada gjermane: Duhet testi i Covid-it ose vaksinimi

Shteti gjerman ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë për shqiptarët që nga dita e dielë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Gjermane bën me dije se udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Ndërkohë në njoftim theksohet se për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore është e domosdoshme një dëshmi e testit, apo një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

“Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore ✈️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin”, shkruan ambasada./Opinion.al

Share: