Nga Xhoi Jakaj
A është e veshtirë ti mbash tre kunguj njëherësh?
Në Shqipēri një grua në të shumten e rasteve ka dëshirë të jetë e realizuar por edhe nëne, e të jesh e tillë konsiderohet bekim, por dhe detyrim për të bërë një mijë punë njëheresh, sa mundet dhe ia del një grua të ndërtojë një ekujliber pa humbur vetveten duke dashur ti bëjë të gjitha?
Një grua duhet mbaj filizin e saj 9 muaj me vete, ti duhet ta lindësh, ta ushqesh me qumshtin tënd të bekuar plot antitrupa, minimumi një vit në mos më tepër, ne 80-90 % te rasteve, ta rrisësh mirë me shendet fëmijën tënd, ta edukosh, arsimosh, të kalosh netë pa gjumë gjatë rritjes, por dhe gjithë pasditen duke u marrë me shpjegimin e problemeve të matematikës, gjuhes ose historisë , dihet qē kjo nuk është një gjë fort e lehtë për çdo grua nënë!
Femijët e kanë kthyer në zakon t’i drejtohen gjithnjë nënës nëse nuk kupton një ushtrim, ka një deshirë, një kërkesë apo ankesē, jo më kot një fuqi e mbinatyrshme solli mes nesh që kur belbëzuam fjalët e para, termin oh nëna ime, ai njeri që ka fat rritet dhe të ketë pranë një nënë të kujdesshme që di ti dhurojë një fëmije dashuri por dhe liri mendimi , behet i aftē dhe i mirë gjatë gjithë jetës !
Kështu një nëne shpesh i duhet të shndërrohet në një “mësuese të dytë”,
Një nënë e mirë duhet ta mbështesë fëmijën e vet edhe kur kthehet në shtëpi me një notë të keqe, e madje shpesh i duhet ta marrë në mbrojte nëse ka bërë një faj ?! (besoj shumë nëna tani e gjejnë veten te keto fraza )
Në adoleshencë shfaqin për herë të parë prirjen e theksuar për pavarësi. Një nëne i duhet të jetë gjithnjë e pranishme, pa e kushtëzuar teper adoleshentin në zgjedhjet e atij ose asaj!
Një nëne ndërhyn kur është e nevojshme, dhe në fakt një adoleshnt është duke pritur që nena ta kuptojē gjithnjë, madje shprehen se nenat duhet me patjetër ti mbrojnë fëmijët edhe nëse ata nuk u kërkojnë ndihmë, ti duhet të japësh këshilla me durim në adoleshence, aq sa mundesh sepse kjo ndikon përgjatë gjithë formimit të personalitetit atij ose asaj, të mendohesh fort mirë për zgjedhjet që bën në jetë, nëse ai/ajo zgjedh me mendjen tënde mund të të fajsoj po dështoi, por je edhe mes dilemash nëse nuk e këshillojmë sa duhet a thua mos po gabojmë?!
Papritur fëmijët në adoleshencë duan t’u tregojnë prindërve se janë të rritur.
E nënat janë të parat aty për çdo problem që shfaq fëmija i saj në adoleshencë
Në këtë fazë delikate të raportit prind-fëmijë, një nënë duhet të vendosë rregulla dhe të presë me vendosmëri që ato të zbatohen, pa u shkurajuar përballë përpjekjeve që adoleshentët bëjnë për t’ua njohur pavarësinë, e ty shpesh të duket se po e humb totalisht dashurinë e fëmijës tënd!
Ama dije mirë se një nënë që përmbahet përballë kërkesave të fëmijës do të rrisë një fëmijë të aftë për t’u përballur edhe me sfidat e jetës.
Një ditē ky fëmijë është rritur, ka mbaruar shkollën e lartë, por ende nuk është stabilizuar profesionalisht, ndoshta ndërron shpesh punë, mund të ketë humbur edhe një dashuri ose ndodhet përballë njē lidhje me probleme!
Përsëri një nënë përballë një realiteti të tillë ndihet e shqetësuar, pasi do të donte që aftësitë e fëmijës të vlerësoheshin edhe femija i saj të jetë i permbushur .
Zhgënjimet janë pjesë e jetës, shpesh na ndihmojnë të rritemi.
Një nënë nuk mund të bëjë mrekullitë por edhe në ktē rast ndodhet aty duke ia bërë të ditur se jo gjithnjë arrihet një qëllim me tentativën e parë, ama duke mos reshtur së provuari mund dhe duhet të arrish gjithçka që ke endërruar në jetë.
Të luftosh të rrisësh fëmijë të shendetshëm dhe profesionalisht të realizuar është sfidë e madhe e një nëne sepse nuk mendoj se baballarët të jenë aq prezentë në jetën e fëmijëve të tyre,një shprehje e urtë thotë:
“Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!”
A duhet të mjaftohesh vetëm në mirërritjen edukimin e të realizuarit e fëmijëve, dhe sigurimin e një komoditeti në familje për të gjithë familjarët e t,u apo duhet të luftosh të realizosh edhe veten?!
Pyetje me shumë përgjigje dhe ndonjëherë individuale sipas mundësive e vajzave në njē Shqipëri shumë maskiliste ku akoma gjen vend shprehja:
“Burrat nën një hije lozin kuvendojnë”
Ose poezia Çajupit.
O moj shqipëtarkë,
që vet’ e nget qetë,
edhe drek’ e darkë
kthehesh e bën vetë;
Moj e mjera grua,
Ç’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!
A jemi gjekundi me misionin për barazi gjinore në familja dhe shoqeri?
Them se kemi pafund punë për të bërë akoma, ama nuk duhet pushuar së kërkuari që gruaja, vajza, nena dhe motra të respektohet dhe të dëgjohet njësoj si burrat.
Në Shqipëri po bëhet një mision gati i pamundur sepse vështërsitë e një gruaje edhe në punë përpos ngarkesave, në familje sa vijnë e shtohen.
Por mos reshtë së kërkuari për rritjen tënde profesionale dhe ekonomike që liria dhe fjala juaj të zë vendin e duhur në familje dhe shoqëri, e në ktë rast j’u siguroj që respektoheni më shumë dhe çdo fjala juaj ka peshe kudo ku jeni gjatë gjithë jetes…
Fëmijet janë si dallandyshet që ndërrojnë vend shpesh dhe një ditë ikin e fluturojnë larg, ndaj kurre mos e humb mundësine te jesh edhe ti e realizuar krahas rritjes së fëmijëve tuaj.