Home KRYESORE Mevi Rafuna: Krushq n’derë t’hasmit!

Mevi Rafuna: Krushq n’derë t’hasmit!

Mos të futem thellë në histori në raportin me shqiptarëve dhe sllavëve në veçanti serbëve.

Vetëm të ndalemi në dekadën e fundit, luftën e Kosovës. Këtu u bë qa s’duhej t’bëhej. Qenia njerëzore nuk do i bënte ato krime. Por në një poezi timen për eksodin e 99′ shkruaj “ata dukeshin si njerëz por nuk ishin njerëz”.

Dhe kështu ata vranë, prenë e masakruan deri edhe foshnjat në barkun e nanës.

Vranë fëmijet në djep, dhunan seksualisht në sy të familjes, fëmijë,gra e burra.

Vranë pacientë shqiptarë  nëpër spitale, invalidë e pleqë që nuk donin apo nuk mundnin t’i lenin shtëpitë.

Vranë edhe bagëtitë,kafshët shtëpiake, vrarë e shkatërruan çdo gjë që ju dilte përballë, banë shkrumb e hi gjithë shtëpitë, e pronat shqiptare sepse donin ta zhduknin përfundimisht nga faqja e dheut Qenien Shqiptare.

Për fat të keq politikanët tanë pas lufte; ishin të zënë në luftën e egër për pushtet dhe harruan ta pregadisin një padi për Gjenocidin Serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Sot para botës Kosova shihet fajtore sepse ashtu është krijuar perceptimi, sepse diplomacia serbe ka punuar dhe punon së bashku me akademinë serbe, që shqiptarët para botës t’i paraqesin si shpellarë e terroristë e si fajtor për krisjen e luftës në Ballkan. E që në realitet është e kundërta por realitetin dhe të vërtetën askush se Njeh.

Madje më ka ndodhur shumë shpesh në faqe ndërkombëtare, që jam grindur me serbët virtualisht sepse assesi nuk e pranojnë atë çfarë aparati i tyre shtetëror ka  bërë në Ballkan.

Duke u munduar që  krimet e tyre t’i prezantoj me argumente, Facebook më ka bllokuar më shumë se pesë herë radhazi.

Të ndalemi pak sot te ajo çfarë ndodhi në Shkup.Open Balkan marrëveshje e nënshkruar nga tre udhëheqësit shtetëror të Shqipërisë,Serbisë dhe Maqedonisë.

Të ngazëllyer deri në ekstazë tre autokratët Rama,Vuçiç dhe Gruevski na e shpalosën idenë e tyre ‘progresive’ e cila si me magji do i zgjedh gjithë problemet ekonomike, politike dhe ndërshtetërore.

Dështimin e tyre me keqqeverisje, korrupsion, krim,drogë etj, për mospranim në BE, tani na e japin në një version ndryshe, një ‘shpikje shekullore’ e tyre që që quhet Open Balkan.

Tani më s’do të ketë as keqqeverisje, as korrupsion, as krim, as drogë, tani na pret Parajsa Ballkanike e cila për ideator ka këto tri personazhe.

Çështë më  e keqja  kryeministri i shtetit shqiptar, i cili duhej të ishte garancë për shqiptarët kudo që janë, as që i bie në mend njëherë në jetën e tij, t’i kërkoj llogari Vuçiçit, për  Gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

E as që i kujtohet t’ia thotë Gruevskit se shqiptarët e Maqedonisë trajtohen si sende e jo si njerëz; se akademia sllavo maqedone në librat e saj i paraqet shqiptarët me prejardhje shimpanze.

Vetëm këto dy çështje; nëse Rama do kishte pak ndjenjë patriotike s’do e lejonin sot të qaraveshej nëpër Shkupin e lashtë dardan, por jo as që i kujtohet as që i bie ndërmend. Ai për Kosovën bëhet ‘patriot’ vetëm kur do t’i prish asaj punë në arenën ndërkombëtare.

Kështu, me vendimin e sotëm ja mundësoi Serbisë andrrën shekullore  daljen në det, e kjo nga do i bie, nga Kosova??

Kosova ende pikon gjak dhe lotët e nanave ende janë të freskët.

Mbi njëmijë shqiptarë ende nuk dihet ku janë.

Vuçiç me aleatët e tij bënë ç’mos që bllokoj Kosovën, deri në paralizimin e saj dhe mosfunksionimin e saj si shtet.

Dhe kjo për Ramën është krejt normale sepse si mund të prishet miqësisa sllavo-komuniste nga kasta politike e Tiranës.

Mjerisht kjo frymë jo vetëm në rrethin e kësaj kaste politike është prezente, madje kjo frymë dominon edhe tek shumë qytetar nga shteti shqiptar..

Kishte nga ata që i ishin gëzuar aq shumë këtij bashkëpunimi me Serbinë, kishte nga ata që thonin se e kaluara duhet të harrohet; se nacionalizmi i tepruar i kosovarëve, qenka një dëm për interesat e Shqipërisë.

Madje kishte nga ata që e kërkonin Ballkanikën sepse dashuria e ngulur në qenien e tyre për sllavët, është diçka që nuk përshkruhet.

Dhe çfarë të them me këtë të fundit nuk dua të bëj ndasi, por më vjen keq që në shtetin shqiptar ka aq pak shqiptarë, më vjen keq që kasta politike e Tiranës çdoherë i ka bërë kurban shqiptarët jashta Shqipërisë, më vjen keq që shteti shqiptar asniherë nuk i trajtoi shqiptarët jashta saj me dashuri dhe kujdes, por me bastardizëm, tradhëti e neglizhencë.

Share: