Home KRYESORE Mësuesit vaksinim me detyrim? Reagon Drejtoria e Arsimit Parauniversitar

Mësuesit vaksinim me detyrim? Reagon Drejtoria e Arsimit Parauniversitar

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar lidhur me informacionet e shpërndara në media për vaksinimin me detyrim të mësuesve. Në njoftimin e shpërndarë nga ky institucion thuhet se nuk ka asnjë vendim për vaksinim të detyruar.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar ka pasur keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Në njotim thuhet më tej se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore./ Opinion.al

Share: