Nga Dritan Haxhiraj
Ka kaluar vetëm një javë, nga 15 gushti i 2021 dhe askush nuk mendonte se ngjarjet e Kabulit, do të trondisninë shumë shoqëri.
Ato Perëndimore, dhe jo.
U shqetësua dhe Elita jonë, sigurisht duke lëshuar deklarata të tipit propagandistikë.
Ne nuk kemi probleme vetem me moshën e vjetër të Elitës,ne kemi probleme edhe me 40 vjeçarët.
Janë pasardhës të shkollës së vjetër, edhe kur duan tê ndryshojnë kursin dhe të bëhen Perëndimorë kanë probleme me formimin.
Kanë probleme me librat,me historinë dhe me sëmundjen e prindërve të rregjimit.
Me delirin.
Dhe këtu, bëmat në 30 vite nuk kanë nevojë për komente, ato fillojne nga “ura që do të ndërtonim mbi Adriatikë”,”ja kemi kaluar edhe ekonomisë gjermane”, “ do të jemi njëshi i turizmitë në ballkan”.
Mbas 13 Shtatorit 2001, 55 shtete iu bashkuan thirjes së Presidentit Bush, për të venë drejtësi për sulmet terroriste ndaj Al-Qaedës.
Vetem 19 Shtete ishin pjesë e NATO-s.
Shqipëria në atë kohë nuk ishte pjesë e Aleancës Atlantike.
Shumë nga këto vende të NATO-s sot, nuk kanë marrë përsipër barrën e fluksit te madhë të migranteve afganë, që do të kerkojnë të futen në Europë.
Por keto vende, ndërtuan bazat e demokracisë në çdo qytet e provincë të Afganistanit.
Këto vende të NATO-s për delirantët e politikës shqiptare flasin me shifra.
Këta tanët ndërkohë flasin për manipulimin propagandistikë të rradhës.
Me fatëkeqësinë e fëmijëve, grave,nënave të një kombi martirë.
Meqënse ngelën studiove të botës, se këto të Tiranës i kontrollojnë me sukses do u përgjigjesha me shifra se çfarë kanë bëre veteranët e NATO-s, kur këta tanët nuk i njihnin as siglën jo më pastaj të dinin se çfarë misioni ka kjo Organizatë.
Ka aq shumë argumente dhe dokumenta për këtë ndihmë të madhe që ata kanë firmosur në Afganistan, saqë do duhej shumë kohë.Po vë ne dukje disa…
1-Roli i grave afgane u rrit,në parlament ka 69 nga 249. Më parë, qasja në politikë ishte e ndaluar për gratë.
- Para vitit 2001, arsimi ishte i rezervuar për 800.000 studentë, praktikisht të gjithë meshkuj. Sot, dhjetë milionë njerëz shkojnë në shkollë, nga të cilët gati 40% janë vajza dhe djem. Shkollat janë rehabilituar, rihapur apo ndërtuar falë Perëndimorëve.
- Më parë, rajone të tëra të vendit ishin të paarritshme, për shkak të përshtatjes së territorit. Kjo ka qenë gjithmonë me përfitim të madh për talebanët dhe terroristët. Tani rrjeti rrugor praktikisht është dyfishuar, nga 20.000 në mbi 40,000 kilometra, falë investimeve të mëdha perëndimore. Duheshin 10 ditë për të shkuar nga Kabuli në Herat, sot ka pesë fluturime direkte në ditë.
- Para vitit 2001 vetëm 10% e popullsisë kishte energji elektrike, sot jemi afër 40%, me maksimumin prej 70% në qytetet e Afganistanit.
5.Në 20 vite, vajza e djemë të rinjë votonin për programet.Per programet e kandidatëve sipas kulturës së shteteve të NATO-s.
NATO, po lë pas një Afganistan të ndryshuar, për mirë.
Talibanët e gjejnë veten në një shoqëri ku gratë kanë fituar dinjitetin e tyre, studiojnë, punojnë,flasin.
Ka radio, informacion, media sociale.
Mjeshtrat e rinj të Kabulit po premtojnë se nuk do të shkelin gjithçka. Do të shohim. Por për një javë kanë kryer aq krime,saqë
Talebanët 2.0 krijojnë optimizëm vetëm te vendet autoritare. Kina dhe Rusia kanë hapur librin për të llogaritur vlerën e përfitimit ekonomikë.
Eshtë 3 mijë miliardë dollarë,aq sa Perëndimi investoi ne 20 vite.
Dialogu mund të jetë mënyra më e mirë për të mbrojtur këtë trashëgimi të Aleancës ndaj popullit afgan. Rrjedhimisht, NATO duhet të mbetet e bashkuar në këtë “dialog”.
Sigurisht mos u jepni talebanëve asgjë para se ata të provojnë se nuk janë kthyer në mënyrat e vjetra.
Tërheqja ishte një vendim i njëanshëm amerikan.
Evropianët e pranuan atë.
NATO ka përparësi mbi Afganistanin.
Sa për goditjet falas, si rasti i Turqisë në ministerialin e të premtes në Bruksel, ata duhet të kuptojnë se një shkelje syri në marrëdhëniet me qeverinë talebane do të thotë të vësh në dyshim seriozisht rolin politik të Aleancës.
Këta të Tiranës,për diletantizëm apo për delirizëm do të ishte mire mos tu prishnin imazhin 1.8 milion shqiptarëve që jetojnë midis Perëndimit dhe Shqipërisë.
Ata paguajne taksat në vendet ku jetojne.
Kur NATO flet u drejtohet atyre, sepse ata ua dinë mundin, sakrificat dhe të mirat Perëndimit.
Këta të Tiranës kanë një tjetër mision, atë që njeh çdo shqiptarë i thjeshtë në këto 30 vite.
Kur të shërohemi nga deliri dhe kur të shpëtojmë në mënyrë imagjinare planetin, vetëm atëherë do të gjejme paqe me disa breza shqiptarësh.
Ishin viktima 60-80 vjeçarët e sotëm ( 30-50 vjeçarët e 1991).
Janë akoma viktima 40-50 vjeçarët, ata që duhet të bënin ndryshimin cilësor.
Dhe këta janë akoma më problematikë, sepse ecin në rrugën e frikëshme të korrupsionitë të mbuluar me delirin strukturalë.
Viktima te deliritë dhe propagandës.
Ka kohë, duhet të shpresojmë.