Të dashur familjarë, miq, kolegë dhe gjithë Ju qytetarë të vendlindjes sime, Prishtinës!
Unë sot ndjej emocione e privilegj, aq sa ndjej edhe përgjegjësi që potencialisht të jem një përfaqësuese e ardhshme e qytetarëve të kryeqytetit tonë.
Jam e nderuar t’ju them që unë kam pranuar propozimin nga kryesia e Lidhjes Demokratike Kosovës që në zgjedhjet e 17 Tetorit të jem kandidate për Asamble Komunale në Prishtinë.
Imazhi im u ndërtua në vendlindjen time, në Prishtinë dhe në vendlindjen e prindërve të mi. Ndërkohë, mora epitetin nënë në moshë të re, duke u martuar 14 vite më parë, në një familje te madhe, me tradita shqiptare. Paralelisht me këtë mbarova edhe studimet të nivelit bachelor dhe master, në Universitetin e Prishtinës.
Konsideroj se këto shtylla më mbështollën me një imazh te një gruaje të fortë, që nuk dorëzohet para sfidave, vështirësive, dhe lufton me këdo për të arritur drejtësinë e qytetarëve, barazinë gjinore, e këtë duke filluar nga shtëpia, e deri te hallka më e lartë e shtetit.
Pas vetes kam një eksperiencë pune, 6 vjeçare, në fushën ligjore, në institucionet e Republikës së Kosovës. Tash, ka ardhur koha që të përballem me një sfidë tjetër, atë të përfaqësimit të qytetarëve.
Të dashur qytetarë, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të dështimeve të hovshme dhe shkatërrimit të Prishtinës. Pas një periudhe të gjatë diskriminimi dhe padrejtësive ndaj qytetarëve të Prishtinës, unë ju ftoj që ta ndjejmë dorën e shtetit duke e mbështetur kandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës z.PERPARIM RAMA. PO, sepse është punëtor, i ndershëm, i thjeshtë dhe i pakrahasueshëm në fushën e tij profesionale.
Komuna e Prishtinës ka shumë punë. Unë jam pjesë e juaja – ju jeni pjesë e imja. Ne jemi pjesë e zemrës së madhe të kryeqytetit tonë Prishtinës. Ja njohim dhimbjen, problemet dhe gjendjen në të cilën është. Prandaj, ma besoni kompetencën, të drejtën dhe lejen tuaj që të trokas në çdo derë për problemet tuaja. Të jemi bashkë-ndërtues të një kryeqyteti tjetër nga ai që jemi mësuar! Unë jam e bindur se me gjithë potencialin dhe përkushtimin tim, bashkë me kandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës z. Perparimi Rama, do t’i japim pamje tjetër Prishtinës.
Për Prishtinën!
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK!
Perparim Rama!
Blerta Kadriu Halimi!
Na priftë e mbara!
Sinqerisht,
Blerta!