Home KRYESORE A është e gatshme vajza e ‘Heroit të Demokracisë’ të kandidojë për...

A është e gatshme vajza e ‘Heroit të Demokracisë’ të kandidojë për kreun e PD-së? Përgjigjet Rudina Hajdari

Ish-deputetja Rudina Hajdari, ndonëse nuk e ka pranuar hapur, ka lënë të kuptohet se në rast se do të ketë një garë për kreun e Partisë Demokratike, ajo mund të jetë një nga kandidatët.

E ftuar në një lidhje direkte nga Amerika për emisionin “Të Vaksinuarit”, Rudina Hajdari deklaroi se nuk ka rëndësi emri që do drejtojë por rëndësi ka të mos lejohet përçarja e partisë.

Për sa i përket mundësisë së një marrëveshje Rama-Basha, Rudina Hajdari uroi që kjo të mos jetë e vertetë.

Rudina Hajdari kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit nën logon e Nismës Thurje. E pyetur mbrëmjen e sotme nga moderatori Aulon Kalaja ku do kthehet kur të vijë në Shqipëri te Nisma Thurje apo te PD, Hajdari ishte e dyzuar.

Pjesë nga biseda:

Aulon Kalaja: A jeni e gatshme të kandidoni për kreun e PD-së?

Rudina Hajdari: Mendoj që është një pyetje që për momentin nuk ka vend. Duhet zgjerim i PD-së. Opozita është e përçarë dhe ne duhet patjetër ta bashkojmë. Të punojmë dhe të bashkëpunojmë që të bëjmë një opozitë të shëndoshe.

Aulon Kalaja: Keni dhe kredon se thuhet je vajza e heroit të demokracisë. A jeni e gatshme për këtë sfidë?

Rudina Hajdari: Për mua ka rëndësi procesi i zgjerimit të partisë. Patjetër që një nga figurat mund të jem dhe unë. Nuk është e rëndësishme individi.

Aulon Kalaja: A ka një marrëveshje Rama-Basha?

Rudina Hajdari: Uroj të mos ketë një marrëveshje të tillë të fshehtë. Nuk po bëhet një opozitë që duhet të ishte më e fortë dhe jo kaq e përçarë. Ndryshimet kushtetuese për momentin e hapin rrugën për procesin e hapjes së listave 100%. PD nëse do vijë nesër në pushtet duhet të luftojë për ta pasur këtë mekanizëm.

Aulon Kalaja: A ndjeheni e përdorur që PS premtoi gjë tjetër dhe bëri gjë tjetër?

Rudina Hajdari: Këto janë marifete të politikës, dhe PS njihet si parti që përdor hile. Kjo është gjë për t’u gjykuar dhe nga publiku. Sot ne e shikojmë këtë në të gjitha partitë.

Aulon Kalaja: Kur të rikthehesh nga SHBA-të çfarë do bëni?

Rudina Hajdari: Unë këto iniciativa jam duke i ndërmarrë dhe në SHBA-të. Jam gjithë kohës duke menduar si të kontriboj në shoqerinë shqiptare. Do mundohem që të vazhdoj kontributin tim.

Aulon Kalaja: Do jeni te nisma thurje apo te e djathta?

Rudina Hajdari: Jam duke parë hapin tjetër. Por ky është një proces që ndodh në bashkëpunim me të djathtën. Do mbështesja çdo lloj forumi politik që ka të rinj. E kuptoj faktin që jam e lidhur shumë me PD-në për shka të së shkuarës time.

(E.H/Faxweb.al)

Share: