Nga OLTA GAÇE:
Per arsye shendetesore ( familjare) kam qene teper e coroditur dhe e ngarkuar psikologjikisht, emocionalisht dhe nuk kam mundur te shkruaj dicka.
Sa here qe nuk jam e qete dhe deshiroj te karikoj trurin, e vetmja gje qe me shkon ne mendje eshte te shikoj filma shqiptare, sepse mendoj se mjeshteria e aktorit, e skenarit, regjisures eshte teper e larte.
Ne dt.27-28 Nentor 2020 ne TVSH u transmetua filmi shqiptar
“Flete te Bardha” ,me skenar te poeteshes se shquar Natasha Lako.
I kam pelqyer gjithmone poezite e Saj, por penen e saj te mencur e kam vleresuar per skenarin e filmit” Lule te kuqe, lule te zeza”.
Padyshim qe eshte skenari me i mire i shkruar prej Saj, por dhe me i veshtiri per t’ u konceptuar.
Te vjen keq qe zhurma politike, kaq e ndezur dhe shurdhuese per shkak te nje prapambetje te saj ne kuptimin e demokracise dhe te nje etheje per pushtet, nuk le te degjohet ajo cfare na thote ky film.
Nuk le te vije ne ndergjegjen e gjithesecilit zerin e mencur te Skenaristes Natasha Lako dhe britmen e shpirtit te aktorit te talentuar Rikard Ljarja ,i cili kishte magjepsur kinemane e atyre viteve.
Poetesha e shquar e nuhati qe dicka po ndodhte, dicka po leviste, prandaj dicka duhet te ndryshonte , duhet te tronditej, duhet te shkundej.
Natasha Lako ne kete film kelthet me dhimbje per friken ndaj shkaterrimit te njeriut nepermjet Genjeshtres.
Me teper se nje realitet, filmi eshte nje metafore e kesaj klithme dhe e dhimbjes qe bie shkaterrimi i individit, i cili nepermjet genjeshtres po largonte “Dinjitetin”.
Per te shkuar me tej ne gjuhen e metaforave ne film paraqiten:
Nje bashkeshorte e tradhetuar nga i shoqi,qe zhduhet here pas here nga shtepia si metafore e shperberjes se njeriut, marrja e vepres, vjedhja e saj dhe botimi i vepres, si metafore e marrjes se doreshkrimeve ne burgjet e diktatures, transferimi i mesueses larg nga qyteti i saj, si metafore e degradimit shpirteror si dhe perteritjen e jetes ne kushtet e braktisjes sociale, ngacmimi i mesueses nga roja, si metafore e shkaterrimit te njeriut qe nuk di se nga i vjen e keqja:, mesuesja e cila kerkonte te merte nga shkrimtari pak dinjitet, si metafore e shancit potencial, marrja e shishes nga deti dhe hedhja e saj ,si metafore e coroditjes totale te brezit te ri, i cili nuk mund te bente me asgje, vetem te marre” FRYME” , ” Une Jam Fajtori “, si metafore e deshperimit te viktimes, Ai nuk ndien qetesi, i eshte helmuar shpirti, i eshte merzitur jeta, eshte i lodhur ,i raskapitur nga sistemi dhe nuk ka me fuqi te mbledhe as kockat dhe ne kete menyre nuk ben gje tjeter, por zhvlefteson ”Virtytin” dhe “Moralin ” dhe arrin deri atje sa mund ti kembeje” Ato” me cdo lloj ”Vesi” tjeter .
Filmi e mberthen spektatorin para ekranit te madh ne nje dialog te dyfishte me ate cka vjen e te kumtohet nga ekrani dhe me ate cka nis e bisedon me veteveten secili shikues,si refleks te mesazheve te filmit.
Kjo dendesi emocionesh, idesh, perjetimesh eshte dhene artistikisht permes figurave te realizuara bukur nga nje trup elitare aktoresh, Kadri Roshi, Rikard Ljarja, Birce Hasko, Ilirjan Sulejmani, Ema Ndoja etj.
Ky film eshte shfaqur ne Maj 1990 dhe qendron i burgosur per 30 vjet ne Keshtjellen e Gurte.
Eshte shkruar nga Natasha Lako para ngjarjeve te 2 Korrikut 1990 dhe para renies se Murit te Berlinit.
Perse qendroi i burgosur ne Keshtjellen e Gurrte dhe u shfaq mbas 30 vjeteve?
Kritiket e filmit (nuk e di nese ka) e kane pare kete film ,por kane bere sikur nuk e kane pare.
Ashtu sikurse do e lexojne shkrimin “Tim” dhe do bejne sikur nuk do e lexojne.
Per arsye se, nuk e Njoh personalisht Poeteshen e shquar Natasha Lako, si nje detyrim qytetar, deshiroj t”i pershendes te gjithe realizuesit e filmit per artin dhe talentin e tyre dhe t” Ju them publikisht :
Faleminderit NATASHA LAKO.
Faleminderit.
— me Natasha Lako dhe Olta Gace
Bashkim Hoxha.
Nje zberthim i denje i nje filmi te thelle2📷
Pëlqej
·Përgjigju· 2d
Mevlan Shanaj
Olta, mirënjohje për fokusimin e një filmi që gjyqin administrata e kohës ja kanë bërë më 1990. Lutem, në zbërthimin profesional tuajin, do të doja të shtoja edhe interpretimin e spikatur të Pavlina Manit. Kënaqësi për vëmëndjen tuaj!1📷
Pëlqej
·Përgjigju· 2d
·Redaktuar
Olta Gace
E meritonte Natasha LAKO , nje shkrim te tille !1📷
Pëlqej
Përgjigju· 2d
Genta Bojaxhiu.
Të lumtë Olta! Çdo fjalë tjetër ështe e tepërt